LAJMI I FUNDIT:

Favoritët fitojnë lehtësisht

Favoritët fitojnë lehtësisht

Është zhvilluar edhe xhiroja e parë në elitën e basketbollit kosovar ku kanë triumfuar skuadrat favorite.

Fituesi i Superkupës së Kosovës, Peja e ka nisur me fitore bindëse edicionin e ri ku në përballje me Vëllaznimin në Gjakovë, shënoi fitore me 48 pikë epërsi.

Në fund rezultati në të mirë të pejanëve ishte 118:71, duke dëshmuar forcën e madhe që kanë.

Fitore të lehtë ka shënuar edhe skuadra tjetër e madhe Trepça, e cila e ka mundur skuadrën debutuese në elitë, Kerasan Prishtina, me rezultat 117:70.


Bashkimi ashtu siç pritej shënoi fitore, por kësaj radhe më të vështirë ndaj Golden Eagle Yllit.

Prizrenasit në fund shënuan fitore me gjashtë pikë diferencë, 76:70.

Ndërkohë këtë xhiro ka pushuar kampioni aktual i Kosovës Sigal Prishtina. /Telegrafi/

Rezultatet:

Trepça – Kerasan Prishtina 117:70
Vëllaznimi – Peja 71:118
Golden Eagle Ylli – Bashkimi 70:76
Sigal Prishtina pushoi.

Tabela:
Peja 2
Trepça 2
Bashkimi 2
Golden Eagle Ylli 1
Vëllaznimi 1
Kerasan Prishtina 1
Sigal Prishtina 0.