LAJMI I FUNDIT:

Fauci: Për herën e fundit me task forcën kundër coronavirusit, Trump u takua muaj më parë

Fauci: Për herën e fundit me task forcën kundër coronavirusit, Trump u takua muaj më parë

Anthony Fauci, eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive, tha të dielën se presidenti i tanishëm, Donald Trump mori pjesë për herë të fundit në një takim të grupit të punës për COVID-19 “disa muaj më parë”, pasi numri i infeksioneve dhe vdekjeve të reja u rrit ndjeshëm në vend.

Në një intervistë me CNN-in, Fauci vuri në dukje se grupi i punës drejtohet nga zëvendëspresidenti, Mike Pence, i cili i përcjell republikanit atë që po diskutohet atje.

Mjeku i shquar tha se “zyrtarëve federalë duhet t’u jepet mundësia për të filluar komunikimin me ekipin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden” për të siguruar transferimin më të lehtë të mundshëm të pushtetit dhe vazhdimin e luftës kundër epidemisë.


“Sigurisht do të ishte më mirë nëse do të mund të fillonim të punojmë me ta”, tha Fauci.

Administrata Trump ka bllokuar deri më tani procesin e tranzicionit ndërsa presidenti vazhdon të refuzojë të njohë fitoren e Bidenit në zgjedhje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Amerika
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori