LAJMI I FUNDIT:

Fauci jep një përgjigje të drejtpërdrejtë kur pyetet nëse do të qëndronte në pozitën e tij në rast se Trump ri-zgjidhet president

Fauci jep një përgjigje të drejtpërdrejtë kur pyetet nëse do të qëndronte në pozitën e tij në rast se Trump ri-zgjidhet president

Dr. Anthony Fauci qeshi dhe tha “jo” kur u pyet nëse do të qëndronte në postin e tij si këshilltar kryesor mjekësor në Shtëpinë e Bardhë nëse ish-presidenti Donald Trump do të fitonte zgjedhjet e vitit 2024.

“Nëse shikoni se çfarë ishte përgjigja gjatë administratës, unë mendoj, ju e dini, në rastin më të mirë, mund të thoni se nuk ishte optimale. Dhe mendoj se historia do të flasë vetë për këtë”, ka thënë Fauci të dielën në mbrëmje, përcjell Telegrafi.

Fauci ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga vitet 1980 dhe u bë fytyra e luftës së qeverisë federale kundër coronavirusit në fillim të vitit 2020.


Ish-presidenti Trump u përplas shpesh me Faucin gjatë vitit të parë të pandemisë për hidroksilklorinën, testimin, rihapjen e bizneseve, kufizimin e udhëtimeve nga Kina dhe disa çështje të tjera.

“Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Fauci-n dhe gjithë këta idiotë, këta njerëz”, tha Trump në tetor 2020 gjatë një konference për fushatën, një muaj para zgjedhjeve të fundit presidenciale.

Trump nuk është zotuar se do të kandidojë në vitin 2024, por ka qenë nëpër mitingje në të gjithë vendin, duke lënë të supozohet se do ta bëjë një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
“Prisni kundërtarifa”, kancelari gjerman paralajmëron SHBA-në

“Prisni kundërtarifa”, kancelari gjerman paralajmëron SHBA-në

Evropa
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Trump: Po heqim monedhat një cent sepse po na kushtojnë mbi 2 cent secila për t’u prodhuar

Trump: Po heqim monedhat një cent sepse po na kushtojnë mbi 2 cent secila për t’u prodhuar

Amerika
Qindra skiatorë të padurueshëm në Japoni ngjiten në shpat për shkak të radhëve të mëdha për teleferik

Qindra skiatorë të padurueshëm në Japoni ngjiten në shpat për shkak të radhëve të mëdha për teleferik

Azia
Kalo në kategori