Fatmir Limaj është një ndër fytyrat më të njohura publike dhe njëkohësisht është zëvendëskryeministri i Kosovës.
Përpos jetës prej politikani dhe zyrtarit shtetëror, Limajn të gjithë e njohin edhe si një baba dhe gjysh të përkushtuar për fëmijët dhe nipat e tij.
E sa i përket jetës familjare, Limaj sot ka edhe një arsye më tepër për të qenë i lumtur dhe të festojë.
Durimi, djali i një prej liderëve të Nismës, është bërë baba për herë të dytë.
Këtë e ka bërë të ditur vajza e Fatmir Limajt, Lala e cila ka publikuar disa fotografi të foshnjës së porsalindur përmes, të cilave ka shprehur gëzimin e madh.
“Halla më e lumtur në botë”, ka shkruar Lala në përshkrimin e fotografive të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Durimi është martuar në vitin 2014 dhe e ka një vajzë të quajtur Zara. /Telegrafi/