Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, ka thënë se vendosja e taksës prej 10 % nga ana e Kosovës për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është një vendim që do të sjellë të mira financiare për Kosovën.
“Efektet e këtij vendimi maten çdo ditë, po ju përkujtoj se nga Serbia në muaj importojmë 36-40 milionë euro. Nëse llogarisim 10 % i bie që përfitojmë 4 milionë euro në muaj, rrjedhimisht për 12 muaj janë 48 milionë euro, pra efekti është shumë i madh”, ka thënë Gashi.
Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ky vendim mund të mos zgjasë shumë, pasi sipas tij, kjo taksë mund të rritet.
“Shpresoj se ky vendim do të pësojë ndryshim se nëse vazhdon me të njëjtin avaz Serbia të sulmojë dhe bllokojë Kosovën në çdo arenë, Qeveria do të ndryshojë vendimin duke marrë masë më drastike dhe do të vendosë përqindje më të madhe. Nëse edhe pas kësaj, Serbia ende vazhdon, atëherë do të shkojmë me embargo total ndaj produkteve të Serbisë”, u shpreh Gashi.
Sipas zëvendësministrit të Financave, ky vendim do të ndikojë pozitivisht edhe tek prodhuesit vendorë.
“Pjesa kryesore e fitimit është sensibilizimi i qytetarëve në blerjen e produkteve vendore, pra që të mësohen të blejnë produkte vendore. Nuk mund të flasim për 3-4 ditë or me kalimin e kohës, prodhuesit vendorë do t’ia shohin hajrin këtij vendimi. Me rritjen e dinamikës së shitjes, do ta rrisin kualitetin dhe do të gjejnë pozicionin e tyre”, ka theksuar Gashi.
Sipas tij nëse disiplinohet Serbia, qytetari do të mësohet me produktet tona ose produktet tjera.
“Nuk ka asnjë lloj produkti Serbia që nuk ka në botë, por është shumë me rëndësi që shumë produkte prodhohen edhe në Kosovë që kanë pasë dhe konkurrencë jolojale në tregun tonë. Është shumë me rëndësi të sensibilizojmë qytetarin tonë”, tha Gashi.
Gashi e ka cilësuar vendimin për vendosjen e taksës prej 10 % për produktet e Serbisë si një ‘vendim të guximshëm’.
Madje, ai ka insistuar se kjo taksë do të pësojë rritje, në rast se Serbia nuk ndalë lotimet dhe bllokimet ndaj Kosovës dhe pozitës së saj në organizatat ndërkombëtare.
“Është vendim i guximshëm dhe është vendim që asnjë Qeveri nuk e ka marrë – Qeveria Haradinaj e ka marrë vendimin. Kjo masë prej 10 % mund të zgjasë shkurt por do të rritet, nëse Serbia vazhdon të njëjtin avaz, unë po ju garantoj që Qeveria Haradinaj do të shkojë edhe me rritjen më të fuqishme të përqindjes. Qytetarët duhet t’i besojnë kësaj mase se ky kryeministër nuk di proces që ka nisë dhe nuk e ka dërguar deri në fund”, theksoi Gashi.
Gashi ka mohuar se kjo masë e vënë për produktet serbe ka ndonjë ndërlidhje me dialogun me Serbinë.
“Nuk është masë që lidhet me dialog – është masë që është marrë si nevojë e kohës, nuk mundet Serbia që të vijë dhe t’i marrë 3-4 miliardë në Kosovë dhe të sulmojë Kosovën tërë kohën”, tha Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë