LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Gashi i AAK-së në Pejë bën një vizitë të veçantë

Fatmir Gashi i AAK-së në Pejë bën një vizitë të veçantë

Në kuadër të turit të tij të fushatës në terren, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga radhët e AAK-së, Fatmir Gashi, në mesditë ka realizuar një vizitë, të cilën ai vetë e ka cilësuar të veçantë.

Ka qenë ndalesa e tij në lagjen e fëmijërisë në “Haxhi Zeka 4” në Pejë, ajo që i ka sjellë kënaqësi dhe emocion të veçantë.

Gashi i AAK-së këtu ka takuar këtu shokët e fëmijërisë së lagjes ku ka lindur, se ka pasur mall e emocion e ka pranuar edhe vetë.


Ai ka thënë se sikur kësaj lagjeje ia njeh damarët edhe tërë Pejës.

“Në mesditë qëndrova në një lagje e cila për mua mbetet e veçantë. Është kjo lagjja e zemrës dhe shpirtit, lagjja e fëmijërisë time në “Haxhi Zeka 4”.  Sa me fanatizëm e dashuri fqinjët dhe shokët e mi, përfaqësojnë dhe ruajnë vlerat dhe traditën e esnafit në këtë pjesë të qytetit. U takova me miq të fëmijërisë, me fqinjë, me dashamirë, me baballarë e nëna. Këta të fundit disa i takuam e disa që nuk jetojnë më, i kujtuam. Jeta shpesh është e ashpër, por na mëson se si të qëndrojmë stoik, na forcon. Sikur kësaj lagjeje, ia di damarët edhe Pejës”, ka thënë Fatmir Gashi.

Vizita e sotme i ka sjellë sharmë dhe frymë fushatës zgjedhore në komunën e Pejës. /Telegrafi/