LAJMI I FUNDIT:

Fatime Fetai: Të gjithë do ta mësojnë të vërtetën për rastin “Monstra”

Fatime Fetai: Të gjithë do ta mësojnë të vërtetën për rastin “Monstra”

Pas shtatë viteve nga vrasja e pesëfishtë që ndodhi në Liqenin e Smillkovës, Prokuroria Speciale e ka marrë nën kompetencat e saj këtë lëndë.

Prokurorja speciale Fatime Fetai, në një intervisët për Fokus, tha se do ta zbulojnë të vërtetën për këtë rast, ndërsa përgjegjësit do ta marrin dënimin e merituar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“PSP e mori dhe po vepron me lëndën ‘Monstra’, për shkak të një qëllimi – të vërtetën. Besoj se si prokurori do të realizojmë detyrat tona, që të gjithë ta mësojnë të vërtetën për kryerësit”, tha Fetai.


Të gjitha lajmet nga Rasti Monstra
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rasti Monstra

E pyetur në se ka “bomba” për këtë lëndë dhe a ekziston mundësia për aktakuza të reja, ajo tha se për shkak të ndjeshmërisë së lëndës nuk do t’i tregojë provat të cilat i posedojnë. Fetai shtoi se PSP po punon në mbledhjen e informacioneve dhe dëshmive të reja.

Ndërsa sa i përket arratisjes së të akuzuarve, të cilët nuk ndodhen në paraburgim, Fetai tha se paraburgimi pas ngritjes së aktakuzës është i kufizuar në kohë dhe u shpreh e bindur se do të ketë drejtësi për fëmijët dhe peshkatarin./Telegrafi/