Një burrë nga Maryland zbuloi se fati ishte në anën e tij kur bleu biletën e tij të parë të lotarisë dhe fitoi një çmim prej 50,000 dollarësh.

"Në fakt, kjo është hera ime e parë që luaj", tha lojtari.


"Isha i shokuar”, shtoi ai, për momentin kur zbuloi se ishte fitues.

"Më duhej ta kontrolloja edhe tre ose katër herë."

Fituesi tha se paratë e çmimit të tij do të shkojnë në kursime për momentin. /Telegrafi/