Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka ironizuar me Luan Dalipin, shefin e stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se vëllai i tij, ka vendosur ta provojë fatin me tregtimin e energjisë elektrike.

Dalipi po ashtu ka pohuar se kompania e cila ka aplikuar për licencë për tregtimin me energji elektrike është e vëllait të tij.


Ndërkohë në seancën e sotme, deputeti i LDK-së u pa i veshur me një bluzë e ku mbishkrim kishte "Fat familjarëve".

Guri edhe gjatë ditës së premte ka bërë disa akuza në drejtim të tij./Telegrafi/