Gara e dytë rrethore (e katërta në përgjithësi) e Kampionatit të sivjetmë të Kosovës në automobilizëm, e cila do të zhvillohet të dielën në Prizren, pritet të jetë një spektakël i vërtetë.
Federata e Auto Sportit e Kosovës dhe Auto Klubi Prizreni D&G i kanë bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që gara të zhvillohet në kushte sa më të mira, ndërsa të gjithë presin që garuesit të ofrojnë emocione dhe rivalitet të madh.
Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, është optimist se gjithçka do të rrjedhë ashtu siç duhet.
“Jo vetëm për garën në Prizren, por për gjatë gjithë kampionatit ne kemi bërë dhe do të bëjmë përpjekje të organizohemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Në bashkëpunim me zyrtarët e AK Prizreni D&G i kemi marrë të gjitha masat, qoftë ato që kanë të bëjnë me sigurinë e pjesëmarrësve, qoftë për krijimin e kushteve edhe për ata që duan ta përcjellin garën”, ka thënë Rexhepi.
“Ne presim që gara në Prizren të shndërrohet në një festë të vërtetë, ndërkohë që besojmë se, edhe opinioni i gjerë do të reflektojë pozitivisht në mënyrë që automobilizmi në Kosovë të ketë tretman më të mirë”, ka shtuar ai.
Garuesi Liridon Kalenderi, nga i cili prizrenasit presin shumë, beson se gara e të dielës do të jetë atraktive e natyrisht që shpreson edhe në rezultat të mirë.
“Synimi ynë ka qenë të përgatitemi sa më mirë dhe besoj që këtë qëllim e kemi arritur. Ndërsa sa i përket aspektit garues sigurisht që do ta japim maksimumin në mënyrë që të pranishmit të ndahen të kënaqur me atë që do të shohin në këtë garë“, ka thënë Kalenderi.
Gara zhvillohet të dielën në Prizren (Transiti i ri) dhe fillon në orën 11:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si u krijua logoja e Mercedesit?

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Maserati bën histori - arrin shpejtësi rekord pa shofer fare

Një numër i madh gjermanësh blejnë goma për të gjitha stinët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës