Telegrafi

Faqja zyrtare e Eurovisionit publikon fotografitë e Anxhela Peristerit me veshje kombëtare: Shikoni dedikimin e saj për shqiptarët

Foto: Nori Kuka

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.

“Karma” është kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e kaluar, dhe e cila do të jetë prezantuese e shtetit shqiptar në festivalin evropian.

Teksa është duke promovuar projektin muzikor, këngëtarja Peristeri ka realizuar edhe disa fotografi me motive këngëtare, që do të bëjnë edhe më mirë prezantimin e këngës.

Anxhela ka pozuar me veshje të ndryshme tradicionale, përmes së cilave ka dashur të transmetojë kulturën dhe origjinën shqiptare.

Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram i ka publikuar këto fotografi të këngëtares shqiptare, duke i ndarë me ndjekësit e saj të shumtë.

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, kanë shkruar faqja zyrtare e “Eurovision”-it.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga mbarë fansat e “Eurovision”-it nga tërë Evropa, i kanë pëlqyer këto fotografi të artistes shqiptare me veshje tradicionale. /Telegrafi/