Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
A e mbani mend kur kriptovaluta ishte kaq shumë e rregulluar dhe e analizuar, panevojshëm e kontrolluar nga autoritetet, saqë i gjithë tregu u përmbys në mënyrë spektakolare, ndërsa një platformë e rregulluar – pas tjetrës – binte në harresë?
Jo, pra, dhe as unë nuk e mbaj mend. Sepse nuk është tamam si më lartë, apo jo? Hera e fundit që tregu i kriptovalutave u shemb, në vitet 2021-‘22, nuk kishte të bënte me industrinë që ishte shumë e kontrolluar nga rregullatorët, por e kundërta. Ishte pikërisht për shkak të mungesës së mbikëqyrjes rregullatore në të ashtuquajturën “kripto-hapësirë”, ku baronët e këtij sektori menduan se kishin të drejtë të luanin me paratë e të tjerëve sikur në lojën Monopol.
Po ashtu nga Jemima Kelly:
– Pse truri ynë e dëshiron bukurinë, artin dhe natyrën
– Duke e braktisur objektivitetin, nuk e riktheni besimin në media
Ishin boshllëqet e mëdha në rregulloret për rrezikun, levën financiare dhe transparencën, të cilat u shfrytëzuan dhe që përfunduan duke çuar në kolaps shumë projekte të kriptovalutave, ndërsa tregu kthente shpinën ndaj tyre. Dhe, ishte mungesa e mbrojtjes së konsumatorit – dhe njohjes së rreziqeve të përfshira – që bëri që kaq shumë investitorë të zakonshëm të humbnin kursimet e jetës (natyrisht, shumica e baronëve të kriptos ishin të sigurt, sepse dinin të bënin më mirë sesa të investonin të gjitha paratë në kriptovalutë).
E, megjithatë, ideja se ajo që nevojitet është më pak rregullim, se kriptoja është trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe se duhet thjesht të pranohet si pjesë e padëmshme e sistemit financiar, është ajo që tani po promovohet në mënyrë të qartë nga industria e kriptovalutave dhe nga mbështetësit e saj.
“Fshije CFPB-në. Ka shumë agjenci rregullatore që dublifikohen”, shkroi Elon Musk – një njeri kaq i përfshirë në botën e internetit saqë mendon sipas konceptit të “fshirjes” së një agjencie qeveritare – në platformën e tij X të mërkurën. Musku po i referohej Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit Financiar [CFPB], një agjenci mbikëqyrëse e ShBA-së që synon të mbrojë amerikanët nga sjelljet grabitqare që çuan në kolapsin e fundit të kriptovalutave.
Nuk është për t’u habitur që bota e kriptovalutave ka qenë në një gjendje euforie që nga fitorja e Donald Trumpit në zgjedhje, i cili, pasi dikur e quajti industrinë një “mashtrim”, më pas e paraqiti veten si “presidenti i kriptos” dhe premtoi ta bënte Amerikën “kryeqytetin e kriptovalutave në planet”. Çmimet e kriptovalutave u rritën ndjeshëm nga pritshmëritë që Trumpi mund të fitonte, ndërsa u rritën edhe më tej kur u bë e qartë se ai fitoi. Bitcoin-i është rritur me rreth dy të pestat që nga zgjedhjet, duke arritur në rekorde të reja pranë 100 mijë dollarëve [95 mijë euro]. Vlera e vlerësuar e tregut të të gjitha kriptovalutave – një metrikë e dyshimtë, por e vetmja e disponueshme – ka arritur në më shumë se një trilion dollarë [952.1 miliardë euro].
Ndërkohë, “meme-monedha” e preferuar e Muskut, Dogecoin, ka tejkaluar Bitcoin-in për nga fitimet, duke u rritur me 150 për qind që nga zgjedhjet. Pse? Sepse Doge-i është akronimi i departamentit të ri të “efikasitetit të qeverisë” që Musk pritet të drejtojë. A është kjo thjesht krejtësisht qesharake apo tmerrësisht e zymtë? Besoj se varet nga disponimi juaj.
Duket se Trumpi do t’i mbajë premtimet e tij ndaj kripto-botës dhe se më shumë se 100 milionë dollarë që lobi i kriptovalutave shpenzoi për zgjedhjet në ShBA – të cilat përbënin pothuajse gjysmën e të gjitha shpenzimeve të korporatave – po shpërblehen me të madhe. Javën e kaluar u raportua se Trumpi po konsultohet me industrinë e kriptovalutave se cilin duhet të emërojë si kryetar të ardhshëm të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim [SEC]. (Kryetari aktual, kritiku i kriptovalutave, Gary Gensler, ka thënë se ai do të tërhiqet para se presidenti i 45-të të bëhet i 47-i, pasi Trump tha – në një konferencë për Bitcoin-in – se do ta pushonte atë që ditën e parë të presidencës së tij.)
Përveç mbështetjes së madhe që titanët multimiliarderë të industrisë së kriptovalutave po ia japin atij, Trumpi ka interesa personale financiare edhe në kripto – siç është sipërmarrja e djemve të tij, World Liberty Financial.
Asnjë nga këto nuk duhet të na bëjë të besojmë se Trumpi me të vërtetë do të angazhohet për të mbajtur premtimet e veta. Por, duhet të na shqetësojë. Në të kaluarën jam shmangur nga diskutimet për kripton si një “rrezik ndaj sistemit”, sepse ka qenë relativisht i vogël dhe kaq i shkëputur nga pjesa tjetër e sistemit financiar. Por, kjo po ndryshon. Pas miratimit të SEC-ut për shkëmbimet në Bitcoin në fillim të këtij viti, kriptovaluta është bërë shumë më e lidhur me pjesën tjetër të sistemit financiar. Dhe, shifrat janë të mëdha: ETF-ja [Fondi i Tregtueshëm në Bursë] e Bitcoin-it, e lansuar kohëve të fundit nga [kompania amerikane e investimeve] BlackRock, ka arritur tashmë në një vlerë të mahnitshme prej 48 miliardë dollarësh [45.6 miliardë euro].
Martin Walker, studiues i vlerësuar në Shkollën e Biznesit në Uorik [Warwick Business School], është i shqetësuar se rregullatorët nuk janë në gjendje të vazhdojnë tutje. “Një gjë që historia na mëson për krizat financiare, është se rreziku gjithmonë rritet dhe më pas shpërthen në zonat ku rregullatorët nuk duket se i presin kurrë”, më thotë ai. “Gabimet në sistemin financiar nuk janë gjithmonë të dukshme … Financat e kriptovalutave janë kaq të mëdha tani saqë me siguri do të paraqesin makro-rreziqe [trazira politike, sociale ose ekonomike që dëmtojnë bizneset që operojnë brenda një vendi] … që janë edhe të rrezikshme dhe pak të kuptueshme”.
Ironikisht, ata që po bëjnë presion për çrregullimin e kriptos kanë më shumë gjasa të sjellin kolapsin e tij të ardhshëm. Por, herën tjetër, mund të mos jetë vetëm kriptoja ajo që do të digjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Drejt rrënimit të rendit dhe tregtisë së lirë botërore

Një gjë thelbësore duhet të dini për tronditjen që Trumpi i ka dhënë ekonomisë botërore: Mund të funksionojë!

Politikanët duan të normalizojnë atë që po ndodh në Gazë, indinjata jonë morale nuk do ta lejojë këtë

"Këmbanat për Kosovën e Bosnjën po bien", Çka po paralajmëron Britania për rrezikun e Ballkanit nga Rusia?

Trump i vendos tarifa 125 për qind Kinës - i pauzon për vendet që nuk morën masa ndaj SHBA-së

Ukrainasit thyen fortifikimet ruse - hyjnë në rajonin e Belgorodit

I tha se e ka të dashur, tani Gjesti ndërron mendje teksa i drejtohet Eglit: Do gjesh lumturinë e botës, meriton një më të mirë se unë

Pronarët e restorantit në SHBA mbushën qëllimisht me ujë të pastër lokalin, për të mbajtur larg ujin e papastër nga përmbytjet

“E pritëm të gjallë, por nuk erdhi", Velime Kryeziu kujton fjalët e burrit: Më tha nëse të dalin serbët përpara, çikat mos t’i marrin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten