LAJMI I FUNDIT:

Fantazitë e zbuluara seksuale më të shpeshta të femrave

Fantazitë e zbuluara seksuale më të shpeshta të femrave

Shkrimtarja e njohur Emily Dubberley është përqendruar në këto fantazi kryesore femërore, të cilat po jua përshkruajmë në vijim.

Fantazitë e të bindurit
Veglat si p.sh. kamxhikët, prangat apo shiritat për lidhje të syve janë të zakonshme për këtë lloj fantazie. Të bindurit mund të jetë emocional apo fizik dhe mund të përfshihet loja e rolit, por nganjëherë mund të shkojë aq larg sa që femrat mund të aktrojnë viktimën e dhunimit apo të skllaves seksuale, transmeton Telegrafi.

Fantazitë dominuese
Kur rolet janë të ndërruara, edhe mashkulli i bindet dominimit të femrës. Loja e rolit përfshin edhe tradhtinë e partnerit dhe kontrollimin e skllavit seksual. Fantazia bazohet në kontrollimin e femrës në shtrat, mirëpo ajo partnerit i shkakton edhe kënaqësi, edhe dhembje, varësisht nga gjendja shpirtërore.


Ekzibicionizmi dhe ekspozimi
Qoftë kur e bëni seksin në kopsht, në park, në aeroport apo thjesht në shtëpinë tuaj afër dritares së hapur, ideja e kësaj fantazie bazohet në faktin që dikush mund t’ju vështrojë dhe t’ju shohë gjatë kohës së aktit seksual, gjë që posaçërisht femrën moderne e eksiton.

Seksi në grup
Dëshira për seks në grup është shumë e përhapur. Ëndërrohet seksi në grup, sepse aty mund të humbasësh identitetin. Askush nuk të njeh. Nxjerr jashtë atë pjesë të vërtetë të vetes tënde, natyrale dhe primitive, të pakushtëzuar nga morali dhe qytetërimi. Është një formë papërgjegjshmërie të lejosh veten të hidhesh në një përleshje, të bësh atë që do, të turbullosh ujërat dhe të humbasësh identitetin. Në grup mund të bësh atë, që në kushtet e realitetit dhe në kushtet e vetmisë, nuk mund ta bëje.

Fantazitë me partnerin
Shumë thjesht, ideja e marrëdhënies seksuale me të dashurin, me partnerin ekskluziv – disa femra posaçërisht i eksiton. Ngjashëm, ideja e seksit të rregullt me partnerin specifik i cili nuk është juaji, gjithashtu është pjesë e kësaj fantazie. P.sh. marrëdhënia me personin e famshëm, mikun apo kolegun nga puna. /Telegrafi/

f