LAJMI I FUNDIT:

Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi

Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi

Lëvizja e Luka Doncic te Los Angeles Lakers shkaktoi një tronditje të vërtetë në NBA dhe vlera e fanellës së tij debutuese mund të shkaktojë një tronditje edhe më të madhe.

Doncic bëri debutimin e tij për Los Angeles Lakers të hënën mbrëma, duke shënuar 14 pikë në 23 minuta lojë kundër Utah Jazz. Ishte rikthimi i tij në fushë pas një dëmtimi disi të rëndë, kështu që ai mund të falet që ka humbur shumë në debutimin e tij.

Por, slloveni do ta kujtojë përgjithmonë paraqitjen e tij debutuese për Lakers. Në të njëjtën kohë, fanella në të cilën ai luajti ndeshjen e tij të parë për klubin e tij të ri mund të arrijë një vlerë të jashtëzakonshme.


Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike
Lexo po ashtu Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

TMZ Sports kreu një sondazh ku përfshiu ekspertë për të përcaktuar se sa vlen fanella debutuese e Luka Doncicit.

David Kohler, themeluesi i SCP Auctions, vlerësoi se fanella debutuese e Doncic tashmë vlen midis 500 mijë dhe 1 milion dollarë. Ai është një koleksionist i madh i pajisjeve të famshme sportive.

Nuk dihet nëse Doncic ka luajtur me të njëjtën fanellë gjatë gjithë ndeshjes, por dihet se ai mund t’i sjellë dikujt një pasuri.

Pas ndeshjes, slloveni ka shkëmbyer fanella me yllin e NFL, Puk Nacu. Ai është një i ri 23-vjeçar, i cili luan për Los Angeles Rams dhe është një tifoz i madh i Lakers.

Megjithatë, nuk dihet nëse Doncic ia ka dhuruar atij fanellën e vërtetë të debutimit apo një kopje, kështu që mbetet mister se në duart e kujt ndodhet kjo ekspozitë e vlefshme, e cila mund t’i sjellë dikujt një milion dollarë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Premier League
Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

La Liga
Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Premier League
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Kalo në kategori