LAJMI I FUNDIT:

Familjet e pengjeve izraelite i luten Trumpit për ndihmë

Familjet e pengjeve izraelite i luten Trumpit për ndihmë

Familjet e pengjeve të mbetura izraelite sapo kanë mbajtur një konferencë shtypi në Tel Aviv.

Ata iu lutën Benjamin Netanyahut që “të kthente pengjet në shtëpi” duke pretenduar se ata që ishin ende në Gaza “nuk do të mbijetonin shumë më gjatë”.

Duke folur drejtpërdrejt me Netanyahun, ata thanë se nuk do të lejojnë qeverinë të “fundos” fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit – e cila pritet të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe një tërheqje të plotë të trupave izraelite.


Bëhet e ditur se familjet vazhduan t’i kërkonin presidentit amerikan, Donald Trump, që të ushtrojë presion mbi “të gjitha palët e përfshira në rajon” për të siguruar që të gjithë pengjet e mbetura të lirohen para çdo gjëje tjetër, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Ata nuk mund të presin që planet e mëdha politike të realizohen, ata thjesht nuk do të mbijetojnë”, thanë familjet.

“Askush nuk mbetet pas, pas kësaj ne mund dhe do të merremi me gjithçka tjetër”, shtuan ata.

Ndryshe, negociatat mbi fazën e dytë vendimtare të marrëveshjes së armëpushimit tashmë kanë ngecur pasi Izraeli tha se nuk do të pajtohet me një tërheqje të plotë derisa të eliminohen aftësitë ushtarake dhe politike të Hamasit.

Ndërkohë, Hamasi tha se refuzon të dorëzojë pengjet e fundit izraelite derisa Izraeli të përfundojë luftën dhe të largojë të gjitha trupat e tij.

Trump i kishte dhënë Hamasit një paralajmërim në rast se pengjet e mbetura izraelite nuk do liroheshin deri sot.

Afati ka skaduar sot, por ende nuk ka ndonjë zhvillim të mundshëm. /Telegrafi/