Kanë kaluar pak javë që nga ekzekutimi i një atleti të ri në Iran. Dënimi me vdekje i Bahman Varmaziyar u pezullua minutën e fundit, dhe lajmi i faljes së tij iu dha edhe familjes së tij; por gjyqësori i regjimit vazhdoi me ekzekutimin e tij të nesërmen.
Kjo, përcjell Telegrafi, mund të jetë pak a shumë përmbledhja e një rrëfimi të një nëne iraniane, rreth ekzekutimit të djalit të saj.
Bahman Varmaziyar është një stilist i flokëve dhe një trajner personal në Hamedan. Më 31 mars 2015, ai dhe disa hajdutë të tjerë të armatosur, plaçkitën një dyqan bizhuterish.
Dhe 18 ditë më pas, ai u dorëzua së bashku me gjërat e vjedhura, tek autoritetet.
Por, pavarësisht se ishte falur nga paditësi, ai dhe një nga hajdutët e tjerë të akuzuar dhe dënuar me vdekje duke u varur.
Gjithsesi, të hënën e 16 prillit, kur familja Bahman e vizitoi atë në burg, ata morën një telefonatë në të cilën u informuan se ai ishte falur.
Bahman po shpëtonte nga vdekja dhe familja e tij ishte aq e lumtur që po planifikonin një festë.
Por pak më vonë, bota e tyre u shemb pasi që u njoftuan se dënimi me vdekje u shty, por nuk u anulua.
Dhe kur kanë kaluar kaq ditë që nga ekzekutimi i Bahman Varmaziyar, nëna e tij refuzon të besojë në vdekjen e tij.
Ajo ende qan dhe e rishikon atë ditë pa pushim: “Si është e mundur kjo? Si mund të ndryshojë gjithçka në vetëm një gjysmë dite? nëse do ta ekzekutonin, pse na thanë se ai u fal?”.
Ajo kujton: “Të hënën (16 prill) shkuam në burg për t’i thënë Lamtumirë. Ata do ta varnin atë të nesërmen në mëngjes. Ne shkuam te kushdo dhe çfarëdo organizate që ne mund të mendonim, për të kërkuar ndihmë; por nuk kishte rezultat”; derisa “një njeri thirri dhe më tregoi me entuziazëm se Bahman u fal, dhe ekzekutimi u anulua”.
“Unë nuk mund të besoja atë që dëgjova, kështu që e pyeta disa herë për të konfirmuar. Të gjitha detajet ishin të sakta. Isha kaq e lumtur që mezi merrja frymë. Ia tregova lajmin edhe burrit tim. Ne po festonim; të afërmit dhe miqtë tanë na vizituan edhe për të na përgëzuar. Gjithashtu biseduam me Bahman në telefon. Ai vazhdoi të më falënderonte për lutjet e mia dhe vazhdoi të thoshte se ai më kishte borxh jetën e tij”.
Për fat të keq, lumturia e tyre nuk zgjati shumë. Ndërsa lajmi i faljes së Bahman (i cili, siç pohohet nga disa, u miratua nga zyrtarë të lartë) u botua në media, gjyqësori Hamedan po e mohonte lajmin dhe i atribuoi informatat e rreme disa gabimeve gjyqësore.
Avokati i Bahman u informua gjithashtu se ekzekutimi do të kryhej mëngjesin e ardhshëm, në burgun e Hamedanit.
Kjo ishte e pabesueshme. Familja Bahman u trondit, pasi vetëm pak orë më parë ata po festonin anulimin e dënimit të tij.
Nëna e tij madje përshkruan se si ajo kishte marrë pëlqimet e më shumë se 300 banorëve dhe tregtarëve të zonës ku Bahman kishte grabitur.
Por gjyqësia këmbënguli në ekzekutimin Bahman për shkak të “terrorit dhe frikës” që ai i kishte shkaktuar të tjerëve.
Përkundër të dhënave të mëparshme penale, Bahman u ekzekutua në orën 6:30 të martën më 17 prill 2018.
Sipas raportit vjetor të Amnesty International, Irani ka normat më të larta të ekzekutimit të shtetasve të vet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës