Familjarët flasin për vrasjen e Ariela Muratajt: Aldisoni e përndiqte dhe e kërcënonte (Video)

Familjarët e tjerë të Ariela Muratajt tregojnë se Aldisoni e përndiqte vajzën dhe e kërcënonte herë pas here se do t’i vriste motrën nëse ajo nuk i përgjigjej, apo nuk i tregonte se ku ndodhej.
Një nga kushërinjtë e së ndjerës tregoi se Aldisoni, pavarësisht presioneve në të kaluarën, u kishte thënë atyre se do ta linte të qetë atë, por që fundi tragjik provoi se kjo nuk kishte qenë e vërtetë.
“Ky person gjatë një kohe të vazhdueshme i ka shkaktuar vajzës presione nga më të ndryshmet. Ne këtë ia kishim falur. Pas kësaj na kishte thënë se ai do të shikonte punën e tij dhe ne e pranuam dhe e besuan se kishte hequr dorë. Ajo gjë doli se ato ishin thjesht trillime nga presionet që ai i bënte vajzës nga më të ndryshmet”, rrëfen djali i dajës së Arielës.
Ndërkohë që një tjetër kushëri i studentes së juridikut, tregon format e shantazhit ishin nga më të ndryshmet, deri në kërcënimin e vrasjes së familjarëve të Arielës.
“E merrte në telefon në mes të natës dhe i thoshte se nëse ti tani nuk vret veten, unë do të vij tani tek ty dhe do të shantazhoj, do të bëj montazhe me kamera. Ai i bënte kërcënime që ajo të mos hapej me familjen e saj. Ariela më merr në telefon dhe më thotë të ikja në shtëpi me shpejt pasi ai ishte te shtëpia. Me vrap, mora vëllanë e madh në telefon. Në atë moment vij me shpejtësi këtu për të parë se çfarë po bëhej. Shikoj familjarët e tij dhe atë skizofrenin që unë nuk e imagjinoja ta shikoja më edhe rrugëve, jo më ta shikoja te shtëpia. Hyra në shtëpi. Isha i nervozuar. Nuk bëra asnjë fjalë. Thjesht doja të dëgjoja se çfarë ishin duke thënë. Ai akoma nuk kishte hequr dorë, donte t’i mbushte mendjen prindërve të Arielës, se ajo kishte pasur një lidhje me të. Vëllai më tregonte se ai person i thoshte se çdo gjë, çdo foto, të ja tregonte se ku ajo ishte dhe se çfarë bënte. Ai i bënte foto edhe Borës, kushërirës së afërt. Ai i thoshte se nëse Ariela nuk i tregonte se ku ishte dhe se çfarë ishte duke bërë ai do të vriste kushërirën. Ajo i tregonte çdo gjë.”, shprehet kushëriri tjetër i Arielës, raporton TCH.
Ndërsa tezja e Arielës tregon se sapo kishin marrë telefonatën e parë nga vajza ishte nisur bashkë me prindërit e mbesës së saj drejt Tiranës, por mbërritën tepër vonë.
“U nisëm të katërt për në Tiranë, duke ikur rrugës vajza na merrte shpesh herë në telefon dhe thoshte ku jeni, por në një moment babai i Arielës mori në telefon babain e Aldisonit, edhe i thotë ku i ke djalin, ndërsa ai i përgjigjet se nuk e di. Duke ikur rrugës na merrte policia. Kur mbërritëm në Tiranë, policia na dorëzoi vajzat, por nuk na tha se Ariela kishte vdekur”, tregon tezja, e cila shton se e kuptoi që vajza kishte humbur jetën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri