LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e turqve të arrestuar ende në aeroport: Kërkojnë pamjet e kamerave të sigurisë

Familjarët e turqve të arrestuar ende në aeroport: Kërkojnë pamjet e kamerave të sigurisë

Familjarët e shtetasve turq të arrestuar para dy ditësh ende po qëndrojnë në Aeroportin “Adem Jashari”.

Ata po këmbëngulin që t’i marrin pamjet e kamerave të sigurisë ku shihen familjarët e tyre që kalojnë nëpër kontrollet e aeroportit.

Mediat sot kanë publikuar disa pamje të kamerave ku shihen të arrestuarit duke u verifikuar nëpër kontrolle nga Policia ndërkohë që në njërën nga to shihen edhe duke hipur në aeroplan.


Pamje të largimit të gjashtë turqve nga Aeroporti i Prishtinës (Video)
Lexo po ashtu Pamje të largimit të gjashtë turqve nga Aeroporti i Prishtinës (Video)

Një familjar ka thënë për gazetarin e KosovaPress që aktualisht është në vendin e ngjarjes se dëshirojnë t’i kenë të gjitha faktet sepse po dyshojnë se ata gjenden në territorin e Kosovës.

Për t’i hequr këto dyshime EULEX-i mbrëmë ka kontrolluar aeroportin dhe sipas këtij misioni nuk janë gjetur të arrestuarit.

Megjithatë familjarët dhe avokatët e të arrestuarve dyshojnë se ata gjenden në pjesën e aeroportit të vjetër. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq –  Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona

Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona

Kronika e Zezë
Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Lajme
Kalo në kategori