LAJMI I FUNDIT:

Familja nga New Jersey dëshmitare e objektit të paidentifikuar fluturues që krejt befasisht zhduket nga qielli

Familja nga New Jersey dëshmitare e objektit të paidentifikuar fluturues që krejt befasisht zhduket nga qielli

Një video amatore e filmuar në New Jersey shfaq objektin e paidentifikuar fluturues duke fluturuar në qiell, dhe që papritmas zhduket – duke i lënë pa fjalë disa banorë që e panë këtë “fenomen”.

Videoja 13-sekondëshe e postuar në rrjetet sociale, shfaq dritën e bardhë duke shndritur në qiell para se të zhdukej krejt befasisht, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar të dielën mbrëma në afërsi të Atlantic City, ku një familje dëgjohet duke diskutuar për atë që po shihnin në qiell dhe që u zhduk para syve të tyre.


“Është zhdukur krejt befasisht”, dëgjohet dikush derisa shikonte në teleskop.

Pamjet e shpërndara u bën virale në rrjetet sociale, kurse shumë prej përdoruesve pajtoheshin që kjo familje ka parë diçka të pazakontë. /Telegrafi/