LAJMI I FUNDIT:

Familja e Shkëlzen Kasumit që ndërroi jetë në Francë: Po keqpërdoret emri i tij për të përfituar financiarisht, ne nuk kemi kërkuar ndihmë

Familja e Shkëlzen Kasumit që ndërroi jetë në Francë: Po keqpërdoret emri i tij për të përfituar financiarisht, ne nuk kemi kërkuar ndihmë

Në spitalin e Strasbourg-ut në Francë, të martën ka ndërruar jetë Shkëlzen Kasumi nga Vushtrria.

23-vjeçari kishte shkuar për trajtim, por që nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes.

Pas vdekjes së tij, është raportuar se familja e Shkëlzen Kasumit, ka kërkuar ndihmë nga bamirësit që kufoma e tij të kthehet në Kosovë.


“Sot me 29/01 vdiq Shkelzen Kasumi 23 vjeç ne spitalin e Strasbourg-ut. Ishte ardhur te shërohet por nuk i mbijetojë sëmundjes. Familja qe gjendet në Kosovë kërkon ndihmën nga çdo bamirës që t’ua kthejmë kufomën”, thuhet në njoftimin e bërë nga Shoqata Kulturore Shqiptare Strasbourg-Kehl.

Nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes, vdes 23-vjeçari në Francë - familja kërkon ndihmë për kthimin e kufomës në Kosovë
Lexo po ashtu Nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes, vdes 23-vjeçari në Francë - familja kërkon ndihmë për kthimin e kufomës në Kosovë

Kjo shoqate ka bërë të ditur se ndihmat do të pranohen nga Ragip Ademi, kontakti: +33 6 05 54 30 06  dhe se afati i fundit është të shtunën ora 18:00.

Por familjarët i kanë thënë Telegrafit, se ata nuk janë prapa kësaj thirrjeje, dhe se dikush po tenton të përfitojë financiarisht.

Axha i Shkëlzenit ka kërkuar nga të gjithë bamirësit që mos të japin para për rastin në fjalë.

“Dikush po keqpërdorë emrin e Shkëlzenit për të përfituar financiarisht, pasi ne nuk kemi kërkuar ndihmë për kthimin e kufomës në Kosovë. Ju lus që të mos dërgoni të holla për rastin në fjalë”, ka thënë ai.

Sipas tij vet familja ka bërë të gjitha pagesat e nevojshme për kthimin e Shkëlzenit në vendlindje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori