Sëmundjet kardiovaskulare janë një grup i madh sëmundjesh të cilat prekin zemrën dhe enët e gjakut
Edmond Haliti, MD, FESC
Specialist Internist-Kardiolog
Shef i shërbimit të elektrostimulimit dhe elektrofiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë-QKUK
Asistent i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë-Katedra e Mjekësisë Interne
+383 44 327 882; edmond.haliti@uni-pr.edu
Këto sëmundje janë shumë të shpeshta në praktikën klinike, duke ndikuar ndjeshëm në sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë e gjithmbarshme të popullatës.
Në këtë grup sëmundjesh bëjnë pjesë:
▪ Sëmundja koronare e zemrës: sëmundje e enëve të gjakut që furnizojnë me gjak vet muskulin e zemrës;
▪ Sëmundja cerebrovaskulare: sëmundje e enëve të gjakut që furnizojnë trurin me gjak;
▪ Sëmundjet e aortës: sëmundje që prekin enën kryesore që nxjerrë gjakun nga zemra;
▪ Sëmundja e arterieve periferike: sëmundje e enëve të gjakut që furnizojnë anësitë e sipërme dhe të poshtme;
▪ Sëmundjet reumatike të zemrës dhe veset e tjera të fituara me natyrë joreumatike: dëmtimet e valvuleve dhe muskulit të zemrës shkaktuar nga ethja reumatizmale (përkatësisht pas infeksionit bakterial të shkaktuar nga streptokoku) ose edhe dëmtimet e tjera me natyrë joreumatike (degjenerative, metabolike, imunologjike etj);
▪ Sëmundjet e lindura të zemrës: keqformimet anatomike të zemrës ekzistente që në lindje;
▪ Sëmundjet me natyrë të ndryshme që prekin primarisht endokardin (shtresën e brendshme të zemrës), miokardin (shtresën e mesme ose muskulin e zemrës) ose/dhe perikardin (shtresën e jashtme ose cipën e zemrës);
▪ Tromboza e venave të thella dhe embolia pulmonare: formimi i droçkave të gjakut (trombeve) në venat e thella të këmbëve, të cilat mund të japin pengesa lokale në vendin e origjinës (këmbë) ose mund të shkëputen nga aty dhe me rrjedhën e gjakut të arrijnë në zemër ose mushkëri;
▪ Hipertensioni arterial sistemik dhe ai pulmonar: rritja e shtypjes arteriale në qarkullimin sistemik (të madh), përkatësisht qarkullimin pulmonar (të vogël).
Ndonëse shkaktari i saktë i këtyre sëmundjeve shpesh mbetet i panjohur, njihen disa faktorë rreziku të cilët predispozojnë shfaqjen e tyre. Në këta faktorë bëjnë pjesë jo vetëm sëmundje, gjendje patologjike, por edhe shprehi apo rrethana të pashëndetshme, prezenca e të cilëve tek një person, e rritë dukshëm mundësinë për t’u sëmurë nga këto sëmundje.
Shumë prej këtyre faktorëve mund të kontrollohen, modifikohen ose mjekohen, por ka edhe të tillë faktorë rreziku që janë të pakontrollueshëm, pamodifikueshëm dhe të pamjekueshëm.
Nisur nga ky prizëm, faktorët e rrezikut kardiovaskular i ndajmë në faktorë të modifikueshëm dhe të pamodifikueshëm.
Faktorët e modifikueshëm
Në këta faktorë bëjnë pjesë:
• Hiperlipidemia (niveli i rritur i yndyrërave në gjak)
• Diabeti mellitus (niveli i rritur i sheqerit në gjak ose sëmundja e sheqerit)
• Hipertensioni arterial (shtypja e lartë e gjakut)
• Duhanpirja (proporcionalisht me kohën dhe sasinë e duhanit të tymosur)
• Dhjamosja ose obeziteti (shtimi në peshë në llogari të indit dhjamor)
• Inaktiviteti fizik (jeta pasive ose sedentare, mungesa e aktivitetit të rregullt fizik)
• Dieta jo e shëndetshme (me dominim të sheqernave të thjeshtë, yndyrëra shtazore, brumëra etj)
• Gjendja socio-ekonomike (niveli i ulët social dhe ekonomik, vendet në zhvillim)
• Menopauza (ndërprerja e ciklit menstrual të një femër)
• Alkooli (sasitë e vogla prej një deri dy njësish standarde në ditë, nuk janë të dëmshme për sistemin
kardiovaskular, por këtu i referohemi abuzimit me alkoolin në doza më të larta se kaq)
Faktorët e pamodifikueshëm
Në këtë grup faktorësh përfshihen:
Trashëgimia
Historia familjare për sëmundje kardiovaskulare në të afërmit e rendit të parë të farefisnisë. Poashtu njihet tashmë edhe roli i i etniciteti dhe racës në shfaqjen e sëmundjeve të veçanta kardiovaskulare. Studimet epidemiologjike tregojnë se në mesin e amerikanëve me origjinë afrikane ose aziatike incidenca e sëmundjeve kardiovaskulare është më e lartë se ata me origjinë hispanike ose latine.
Mosha
Sëmundjet kardiovaskulare janë më të shpeshta në moshat më të vjetra. Procesi i plakjes, si një proces fiziologjik, patjetër se shfaq efekte e veta edhe në sistemin kardiovaskular, duke shkaktuar kondita të reja të disfavorshme për funksionimin optimal të tij, madje edhe në mungesë të sëmundjeve të veçanta ose prezencës së faktorëve të rrezikut (p.sh pengesat në mbushjen normale të barkushes së majtë gjatë diastolës si pasojë e uljes së elasticitetit, përkatësisht ngurtësimit të muskulit të zemrës).
Gjinia
Meshkujt janë përgjithësisht më të prirur sesa femrat për t’u prekur nga incidentet kardiovaskulare. Rreziku për këto sëmundje tek femrat fillon e rritet ndjeshëm pas menopauzës, ndërsa pas disa vitesh barazohet me atë të meshkujve meshkujve.
Profili (tipi) psikologjik
Personat impulsiv, energjik, ambicioz e, gjaknxehtë, të prirur për punë me nivel të lartë stresi dhe përgjegjësie, kanë një prirje më të shprehur për incidente kardiovaskulare. Janë këta tipa që sipas ndarjes së dikurshme të tipeve të personalitetit (të përshkruar nga grekët e vjetër, bazuar në dominimin e lëngjeve trupore), janë quajtur tipa “sanguin”, ose tipi “A” sipas klasifikimit bashkëkohor (Jenkins, Ayzanski dhe Rosenman, 1971). Përkundrazi tipat e qetë, gjakftohtë, më të ngadalshëm, më pak ambicioz, imagjinativ, filozofik, ose tipat flegmatik, të njohur sot si tipi “B” i personalitetit, janë më pak të prekur nga këto probleme shëndetësore.
Ndërsa sa i përket ndikimit që faktorët e veçantë të rrezikut kanë në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare më të shpeshta, dallojmë faktorë madhor dhe minor të rrezikut kardiovaskular.
Në vdekshmërinë (mortalitetin) e gjithmbarshme në mënyrë direkte ose indirekte hipertensioni arterial si faktor i vetëm, kontribuon me rreth 13% të vdekjeve, i pasuar më pas nga duhanpirja me rreth 9%, niveli i lartë i sheqerit në gjak (diabeti) me rreth 6%, inaktiviteti fizik 6% dhe obeziteti 5%. Gjetja e njëkohshme e disa faktorëve tek i njëjti person, do ta rris në mënyrë drastike rrezikun kardiovaskular (rreziku në këtë rast përkon me vlerën e fituar gjatë shumëzimit të përqindjes për dy, tre ose më shumë faktorët e identifikuar).
Faktorët madhor
▪ Hiperlipidemia
▪ Diabeti
▪ Hipertensioni arterial
▪ Duhanpirja
Faktorët minor
▪ Gjinia mashkull
▪ Mosha
▪ Trashëgimia
▪ Menopauza
▪ Profili psikologjik (Tipi A)
▪ Obeziteti
▪ Inaktiviteti fizik
▪ Dieta jo e shëndetshme
▪ Alkoolizmi
▪ Gjendja socio-ekonomike
▪ Hiperfibrinogjenemia
▪ Homocisteinemia
▪ Hiperuricemia
▪ Reaksionet imunologjike
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët