Ja çfarë dihet deri më tani për njeriun që u arrestua si i dyshuari për sulmin me veturë në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut, ku pesë persona u vranë dhe rreth 200 u plagosën.
Jeta në Gjermani
I dyshuari është një 50-vjeçar nga Arabia Saudite me status të përhershëm qëndrimi në Gjermani, ku jeton prej gati dy dekadash.
Edhe pse ai nuk është emëruar nga autoritetet, raportet e shumta të mediave gjermane i referohen atij si Taleb Jawad al-Abdulmohsen.
I dyshuari kishte punuar si psikiatër në një klinikë të specializuar rehabilitimi për kriminelët me varësi në Bernburg që nga marsi i vitit 2020.
Abdulmohsen jetonte në një rrugë të qetë pranë qendrës së Bernburgut, një qytet me 30,000 banorë, në një bllok apartamentesh trekatëshe.
Motivi i mundshëm
Autoritetet gjermane thanë se i dyshuari nuk ishte i njohur për autoritetet si një islamist, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Ministrja e Brendshme Nancy Faeser nuk pranoi të komentojë mbi motivet e të dyshuarit për sulmin apo lidhjet politike, por tha se islamofobia e tij ishte “e qartë për t’u parë”.
Prokurori lokal në Magdeburg, Horst Nopens, tha se një faktor i mundshëm në sulm mund të ketë qenë “pakënaqësia e të dyshuarit me trajtimin e refugjatëve sauditë në Gjermani”, por shtoi se motivi mbeti i paqartë.
Kritik i ashpër i islamit
Taleb A. u shfaq në një numër intervistash në media në vitin 2019 ku raportoi për punën e tij për të ndihmuar arabët sauditë që i kishin kthyer shpinën islamit për të ikur në Evropë.
Në një dokumentar të BBC-së nga korriku 2019, burri flet për themelimin e platformës wearesaudis.net pasi u bë ateist dhe kërkoi azil në Gjermani.
Llogaria e tij në platformën X tregoi mbështetje për të djathtën ekstreme AfD si dhe miliarderin amerikan Elon Musk. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker