Site icon Telegrafi

Fajon për Demarkacionin: Po pres duke i mbajtur gishtat e kryqëzuar!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, thotë se është duke ndjekur nga afër zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, në të cilin pritet të votohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se “edhe pse nuk është e lehtë, disa gjëra thjesht duhet të bëhen”.

“Nuk është e lehtë. Por disa gjëra thjesht duhet të bëhen! Për interesin e qytetarëve të Kosovës. Kam ndjekur nga afër zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe do të bëj gjithçka për të mbështetur Kosovën drejt liberalizimt të vizave. Po i mbaj gishtat e mi të kryqëzuar!”, ka shkruar Fajon në Twitter.

Ndryshe gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. /Telegrafi/

Exit mobile version