Njerëzit të cilët janë të gatshëm të ndiejnë fajin njëkohësisht janë edhe më besnikë, sepse brejtja e ndërgjegjes i pengon që të gabojnë në të ardhmen.

Nëse dëshironi të keni punëtor të mirë, kushtoni kujdes se a është i gatshëm të pranojë fajin, transmeton Telegrafi.


Një hulumtim amerikan tregon që njerëzit të cilët janë të gatshëm të pranojnë fajin njëkohësisht janë edhe më besnikë, sepse brejtja e ndërgjegjes i pengon që të gabojnë në të ardhmen.

Për të qenë ndokush punëtor besnik, patjetër duhet të ndiejë përgjegjësinë për veprimet e veta, tregon studimi i Universitetit në Chicago, i publikuar në “Magazinën e personalitetit dhe të psikologjisë sociale”.

guilty mom

Faktori i cili më së miri parashikon besnikërinë e ndonjë punëtori është prirja e tillë ndaj fajit. Kjo është më e rëndësishme se të qenit i hapur, i kujdesshëm, madje edhe i sentimental.

Mirëpo, kjo nuk ka të bëjë me fajin të cilin e kemi ndier pas aktit, por në parashikimin e ndjenjës së fajit që do të na detyrojë që të mos bëjnë vepra të pamira.

Tek njerëzit të cilët frikësohen nga ajo që do t’i tradhtojnë të tjerët - mund të mbështetemi.

82648694 56a0f1315f9b58eba4b568c3

/Telegrafi/