LAJMI I FUNDIT:

Facebook “hap kuletën” – ofron 100 milionë dollarë grante për bizneset e vogla në gjithë botën, të prekura nga coronavirusi

Facebook “hap kuletën” – ofron 100 milionë dollarë grante për bizneset e vogla në gjithë botën, të prekura nga coronavirusi

Facebook të martën njoftoi një program 100 milionë dollarësh për të ndihmuar bizneset e vogla në gjithë botën.

Një hap i Facebook, përcjell Telegrafi, vjen pasi qeveritë në shumë vende të botës kanë kërkuar ndërprerjen e aktivitetit të disa bizneseve, për të ngadalësuar pandeminë e coronavirusit.

Në një postim përmes së cilit njoftoi grantet, Facebook tha, “Ne e dimë se biznesi juaj mund të ketë përvojë të ndërprerjeve që vijnë nga shpërthimi global i COVID-19. Kemi dëgjuar se një mbështetje e vogël financiare mund të zgjasë shumë kohë, kështu që ne po ofrojmë 100 milionë dollarë grante në para dhe kredi reklamimi për të ndihmuar gjatë kësaj kohe sfiduese”.


Facebook tha se grantet do të jenë në dispozicion për deri në 30,000 biznese të vogla të pranueshme në mbi 30 vende.

Ndryshe, sipas CNBC, kompania gjeneroi 21.08 miliardë dollarë vetëm në tremujorin e katërt të vitit 2019.

Siç bëhet e ditur më tej, Facebook do të fillojë të pranojë aplikime në javët e ardhshme.

Po sipas CNBC, programi mund të ndihmojë bizneset me qira dhe kosto operacionale, duke ruajtur forcën e punës dhe kontaktet me klientët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori