Në një nga dy vende pune që krijohen në Gjermani punësohen të huaj, shumica e tyre vijnë nga Polonia dhe Rumania. Edhe punësimi i refugjatëve ka shënuar rritje, megjithatë shifrat për këtë janë të vogla.
Gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani punojnë. Gazeta Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung bën të ditur duke iu referuar shifrave të Agjencisë Federale të Punës se në korrik të këtij viti, numri i të punësuarve në Gjermani u rrit me 700 mijë vetë krahasuar me një vit më parë. Më shumë se gjysma e tyre, rreth 370 mijë vetë janë sipas këtyre shifrave të huaj. Dhe pjesën më të madhe të këtyre e përbëjnë të punësuar nga shtete evropianolindore të Bashkimit Evropian.
Shifrat u referohen vendeve të punës, për të cilat është e detyrueshme të paguhen sigurime shoqërore, duke përfshirë tatimin mbi pagën dhe kontributin për sigurimin e pensioneve. Statistika tregon edhe që ata që vijnë nga Evropa Lindore shumicën e herëve kanë punë në Gjermani. Kuota e papunësisë te ata është shumë më e ulët se tek të huajt e tjerë, gati po kaq e ulët sa te vendasit.
Në tërësi, për momentin në Gjermani punojnë rreth 1.5 milionë të punësuar ose me punë të vogla nga Evropa Lindore, midis tyre 422 mijë polakë dhe 349 mijë rumunë. Nga shtetet evropianojugore si Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja në Gjermani kanë qenë së fundi të punësuar 614 mijë vetë. Refugjatët, me 327 mijë të punësuar në tregun gjerman të punës, janë ende pak edhe nëse shifrat së fundi janë rritur më shumë se që besohej.
Ministri Federal i Punës, Hubertus Heil, i tha gazetës se “Pa lirinë e lëvizjes, të cilën e shijojnë punëmarrësit në Evropë, në profesione të caktuara ne do të ishim në vështirësi shumë më të mëdha”.
I nevojshëm është imigrimi shtesë nga shtete të treta. Heil e mbrojti këtu Ligjin e Imigrimit përballë zërave skeptikë nga partitë unioniste si ‘përparim gjigant shoqëror dhe ekonomik, të cilin nuk mund ta kthejë pas më askush’.
Ministri Federal i Brendshëm, Horst Seehofer, i tha në një intervistë gazetës Welt am Sonntag se “Ligji i Imigrimit do të sqarojë me ‘kritere të pastra’ se si duhen trajtuar migrantët, të cilët punojnë prej vitesh me statusin ‘i duruar’ dhe që ndodhen para dëbimit”.
Me gjithë mungesën aktuale të fuqisë punëtore, pagat në Gjermani nuk janë rritur, siç bën të ditur Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. Rritja e tyre ka qenë vetëm 2.5 për qind.
Pas heqjes së shumës për të kompensuar inflacionin, punonjësve u mbetet vetëm 0.5 për qind e shtesës. Por kjo nuk ka të bëjë me imigrimin në tregun e punës, i tha gazetës Enzo Weber, nga Insituti për Tregun e Punës dhe Studimet profesionale në Nyrnberg. Përkundrazi, në degët ekonomike me shumë imigrim pagat janë rritur pak më shpejt se në degët e tjera. /DW /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë