LAJMI I FUNDIT:

Evropë: Fillojnë shitjet e Lumia 950 dhe 950 XL

Evropë: Fillojnë shitjet e Lumia 950 dhe 950 XL

Pas paraqitjes fillestare në SHBA, me sa duket para-porositë për modelet e reja të telefonave të Microsoft në Windows 10, Lumia 950 dhe 950 XL kanë filluar edhe në Evropë.

Gjithashtu është thënë se sasia e modeleve të reja është e mjaftueshme për t’i përballuar kërkesat e tregut, prandaj fansat e këtyre modeleve nuk duhet të shqetësohen për blerjen e telefonit të tyre të ri nga kompania amerikane.

Përdoruesit nga Gjermania, Holanda dhe Spanja të cilët para-porositën modelet e reja të telefonave kanë thënë në Reddit se gjiganti softuerik tashmë ua ka tërhequr paratë e tyre nga llogaria bankare si dhe u ka dërguar gjithashtu emaila për t’i informuar për dërgesat e telefonit.

Në Gjermani, vetëm Lumia 950 është në dispozicion për para-porosi në Microsoft Store, ndërsa 950 XL është aktualisht jashtë stokut. Megjithatë, të dy modelet është thënë se do të arrijnë tek përdoruesit duke filluar nga 4 dhjetori.


Sa për çmimin, Lumia 950 fillon prej 599 eurosh, ndërkaq Lumia 950 XL është paska më i shtrenjtë dhe mund të blihet për 699 euro. (Telegrafi)