LAJMI I FUNDIT:

Evokohen 280 persona nga moti i keq në Italia

Evokohen 280 persona nga moti i keq në Italia

Italia po përballet me motin e keq që ka përfshirë pjesën qendrore dhe veriore të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë detyruar autoritetet të angazhohen për evakuimin e 280 personave në Emilia Romagna, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Reno.

Për pasojë 6 efektivë policie të cilët ndodheshin ne zonë, kanë marrë lëndime.

Niveli i lumit Po gjithashtu është rritur 3 metra më shumë se niveli tij i zakonshëm, ndërsa në Romë, fryrja e Lumit Tibër ka detyruar autoritetet të mbyllin të gjitha hyrjet buzë tij.


Ndërkohë Ura Vespuçi u mbyll për shkak të fryrjes së Lumit Arno. Shirat kanë shkaktuar edhe rrëshqitje të dherave, duke vështirësuar situatën.

Më lart në veri dhe verilindje të vendit fqinj, dëbora e madhe ka bllokuar qarkullimin, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për formimin e ortekëve duke vënë në rrezik qytetarët. Disa aksidente janë regjistruar deri më tani ne Piemonte dhe Veneto, dukë shkaktuar vdekjen e një drejtuesi automjeti, për shkak të rrëshqitjes në akull.

Dëbora e madhe gjatë orëve të fundit në veri ka detyruar autoritet të aktivizojnë planin e emergjencave, ndërsa është pezulluar transporti në disa linja trenash. Sinoptikanët ndërkohë kanë parashikuar vështirësimin e situatës për shkak se reshjet e shiut dhe dëborës do të vijojnë të bien me të njëjtin intensitet. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Kalo në kategori