Policia gjermane ka njoftuar sot se ka evakuuar një pjesë të terminalit në aeroportin e Frankfurtit, duke mos specifikuar arsyet e këtij veprimi.

Ata kanë shkruar në Twitter se është ndalur puna në një pjesë të terminalit 1, dhe se kanë evakuuar një pjesë e saj, transmeton Telegrafi.


aeroporti i frankfurtit 1

Policia gjermane gjithashtu njoftoi se pas disa minutave do të kumtoj edhe arsyet e këtyre veprimi.

Ndërkaq siç raporton Bild, një person i paautorizuar se bashku me fëmijën ka kaluar zonën e sigurisë dhe më pas janë zhdukur pa gjurmë.

aeroporti i frankfurtit 2

“Njerëz të paautorizuar dhe pa iu nënshtruar kontrollit, janë futur brenda perimetrit të sigurisë dhe duhet të pastrojmë zonën, përpara se të lejojmë qarkullimin normal në aeroport”, tha zëdhënësja e sigurisë të këtij aeroporti Julia Thiel. /Telegrafi/