LAJMI I FUNDIT:

Evakuohen qindra njerëz ndërsa zjarret përfshijnë pjesë në jug të Spanjës

Evakuohen qindra njerëz ndërsa zjarret përfshijnë pjesë në jug të Spanjës

Zjarrfikësit të enjten luftuan me erërat e forta për të shuar një zjarr në jug të Spanjës, pasi qindra njerëz u evakuuan dhe një autostradë kryesore dhe rrugët u mbyllën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 250 zjarrfikës të mbështetur nga 26 aeroplanë uji luftuan me flakët që shpërthyen të mërkurën vonë në malet Sierra Bermeja në krahinën jugore të Malaga, tha qeveria rajonale e Andaluzisë në një deklaratë.

Shërbimet e urgjencës thanë se rreth 900 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre – kryesisht nga komuna e Estepona, një zonë e njohur me pensionistët britanikë dhe pushuesit.


Disa i thanë televizionit publik spanjoll se policia iu kishte dhënë vetëm pak minuta për t’u larguar.

Zjarrfikësit thanë se erërat e forta, me erëra deri në 60 kilometra në orë, kushtet e nxehta dhe shpatet e thepisura të maleve po e vështirësonin detyrën e tyre.

“Erërat po bëhen më të forta, por… po vijnë nga perëndimi i cili e lëvizë zjarrin nga zonat e ndërtuara”, u tha gazetarëve kreu i divizionit të zjarrfikësve të Malagës, Manuel Marmolejo.

Gjithashtu, zyrtarët lokalë dyshojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Botë
Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Evropa
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Botë

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

Amerika
Kalo në kategori