LAJMI I FUNDIT:

Eurozona afër zgjidhjes për borxhin grek

Eurozona afër zgjidhjes për borxhin grek

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire, njoftoi para fillimit të takimit të Eurogrupit në Bruksel, se ka lajme të mira për Greqinë duke u shprehur se Eurozona është shumë pranë një zgjidhjeje përfundimtare të borxhit grek.

Bisedimet fokusoheshin në disbursimin e këstit të radhës së kredive për Greqinë dhe ministrat evropianë të Financave analizuan veprimet prioritare të përfunduara nga qeveria greke në muajt e kaluar.

“Duhet të bëjmë çdo përpjekje në muajt në vijim… për të arritur këtë marrëveshje përfundimtare”, tha ai.


Le Maire theksoi se “ka ende disa veprime prioritare që qeveria greke pritet të përmbushë sa më parë”.

Ministri francez shtoi gjithashtu se “nevojitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbi madhësinë e tepricave primare”.

Por, duke u bazuar në takimin që Le Maire zhvilloi javën e kaluar me shefen e FMN-së, Christine Lagarde, ai njoftoi se “gjërat janë në rrugën e duhur dhe ka një mirëkuptim mes FMN-së dhe Greqisë për të arritur një marrëveshje”.

“Të gjitha këto do të mundësojnë që të lëmë mbrapa borxhin e Greqisë dhe të fokusohemi në atë që është më e rëndësishme, forcimi i Eurozonës”, theksoi Le Maire. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Kalo në kategori