LAJMI I FUNDIT:

EUROPOL në kërkim të sulmuesve të 99 shteteve

EUROPOL në kërkim të sulmuesve të 99 shteteve

Sulmi kibernetik që goditi organizata në mbarë botën ka qenë në një shkallë të paprecedentë. Kështu ka deklaruar agjencia policore europiane EUROPOL që ka bërë thirrje për një hetim të detajuar ndërkombëtar, me qëllim identifikimin e fajtorëve.

Në të paktën 75 mijë kompjutera në 99 vende të botës mbërritën kërkesa për pagesë në këmbim të lejimit të aksesit dhe riparimit të shërbimeve.

Vende europiane, por edhe Rusia, ishin ndër më keq të prekurat. Edhe pse përhapja e virusit, i njohur si “Dua të qaj” dhe variante të tjera me këto fjalë, duket se është ngadalësuar, kërcënimi nuk ka kaluar ende.


Europol deklaron se njësia kundër krimit elektronik EC3 po punon ngushtë me vendet e prekura, me qëllim reduktimin e kërcënimit dhe asistimin e tyre.

Në Britani, të paktën 48 institucione të kujdesit shëndetësor u prekën nga sulmi që nisi ditën e premte. Deri tani, vetëm 6 prej tyre janë kthyer në normalitet, transmeton tch.

Ndërsa në Rusi janë prekur përkohësisht hekurudhat dhe institucionet bankare. Në Gjermani, operatori federal hekurudhor u çorodit, ndërsa në Francë, prodhuesi i automjeteve “Renault” u detyrua të ndalë prodhimin në disa fabrika të tij.

Në Spanjë, kompani si Telefonica dhe Gas Natural u prekën nga sulmi. Në SHBA, viktimë ra kompania postare FedEx. Ndërsa në Kinë, Indonezi dhe Korenë e Jugut shkollat dhe spitalet.

Ndërkohë, NATO ka deklaruar se i ka shpëtuar këtij agresioni. “Nuk kemi prova që të jenë sulmuar sistemet tona”, deklaroi sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Ai bëri me dije se, një ditë më parë Aleanca njoftoi aleatët përmes kanaleve të saj të komunikimit për intensifikimin e sulmit.

Në trend Botë

Më shumë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Evropa
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Kalo në kategori