LAJMI I FUNDIT:

EULEX: Të intensifikohen përpjekjet për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve

EULEX: Të intensifikohen përpjekjet për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve

EULEX-i në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka shprehur ri-zotimin për zgjidhjen e fatit të të gjithë atyre që janë zhdukur.

EULEX thekson se për fat të keq edhe 20 vjet pas lufte në listën e personave të pagjetur të Kosovës figurojnë edhe 1648 emra.

“EULEX-i për një kohë të gjatë i ka ofruar asistencë teknike Institutit të Kosovës për Mjekësi Ligjore përmes ekipit të ekspertëve forenzikë për gjetjen, identifikimin dhe kthimin e mbetjeve mortore të të pagjeturve tek familjet e tyre”, thuhet në njoftim.


Shefja e misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou tha se duke qenë se EULEX-i është duke i dorëzuar përgjegjësitë kyçe në fushën e sundimit të ligjit tek institucionet relevante të Kosovës në pajtim me mandatin e tij të ri të rikonfiguruar – që përfshinë edhe punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore – është e domosdoshme që autoritetet e vendit të tregojnë zotim të vërtetë dhe t’i dyfishojnë përpjekjet për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve.

Në kuadër të mandatit të ri, EULEX-i vazhdon të ketë kapacitete forenzike të specializuara. “Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë t’iu ofrojmë ekspertizë të këtij lloji homologëve tonë nga Kosova kurdo që nevojitet dhe kërkohet”, tha Papadopoulou.

Që nga viti 2008, EULEX-i ka kryer 609 operacione në teren me qëllim të identifikimit dhe ndërlidhjes së mbetjeve mortore, përfshirë 153 zhvarrime. Mbetjet mortore të 440 individëve janë identifikuar, 307 prej të cilëve ishin persona të pagjetur. 506 mbetje mortore u janë kthyer familjeve të tyre. EULEX-i po ashtu ka mundësuar analizat e ADN-së për 2261 mostra të eshtrave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori