Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zhdukurve, EULEX-i e kujton tragjedinë e atyre që u zhdukën si dhe plojën e familjeve të tyre.
Siç thuhet në deklaratë, EULEX-i ka kontribuar në kërkimet e Kosovës për të pagjeturit me një ekip të ekspertëve mjekoligjorë të cilët punojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës në përpjekjet intensive për zbulimin e fatit të pagjeturve.
“Unë dëshiroj që t’i ofroj përkrahjen time familjeve të cilat ende presin të marrin vesh se çfarë u ka ndodhur të dashurve të tyre. Kjo është një çështje e cila i ka prekur shumë familje këtu në Kosovë dhe në rajon, prandaj ajo vazhdon të jetë një prej prioriteteve kryesore të EULEX-it. Ndërsa natyra e procesit të identifikimit është e ndjeshme, e komplikuar dhe që kërkon kohë, është shumë me rëndësi që ai të vazhdojë në mënyrë që familjet të gjejnë përgjigjet për fatin e të pagjeturve”, ka thënë shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou me anë të një deklarate dërguar për media nga ky mision.
“Paralelisht me këtë, përgjatë viteve të kaluara, EULEX-i e ka trajnuar ekipin vendas për punë në terren për mënyrën e kryerjes së vlerësimeve të lokacioneve dhe për zhvarrimet. Në kuadër të angazhimeve të EULEX-it për fuqizimin e kapaciteteve vendase, dy mjekë vendas e kanë përfunduar një kurs ‘online’ për antropologji mjekoligjore nga Universiteti i Leicesterit si dhe janë trajnuar në vendin e tyre të punës për kërkimin e personave të pagjetur”, thuhet më tej.
Prej muajit shtator 2016, ekspertët mjekoligjorë të EULEX-it janë duke i shfrytëzuar Sistemet e Informatave Gjeografike dhe modelet e parashikimit në nivelin mikro-shkallor si pjesë e angazhimeve të tyre për zbulimin e fatit të zhdukurve.
“Po ashtu, EULEX-i u ka bërë analiza të thukëta dosjeve për t’i krahasuar mostrat e gjakut të familjeve të secilit person të pagjetur. Rezultatet paraprake tashmë kanë treguar një proces të suksesshëm. Përfundimisht, EULEX-i është këtu që t’u ndihmojë institucioneve të Kosovës që t’i gjejnë të pagjeturit me ato mjete dhe mundësi që i kemi. Prandaj, për aq kohë sa do të jemi këtu, ne nuk do të dorëzohemi kurrë”, tha Papadopoulou. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova