Kur pritej që të përfundonte mandati i misionit EULEX në Kosovë, Qeveria e Kosovës, sot në mbledhjen e dytë për këtë javë, ka vendosur që EUELEX-it t’i kërkojë zgjatje të mandatit edhe për dy vjet.
Mirëpo, njohësit e sistemit të drejtësisë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e shohin të nevojshëm vazhdimin e misionit EULEX-it, ngase, siç thonë ata, ky mision ka dështuar që në Kosovë të sjellë stabilitet në sundimin e ligjit dhe në luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.
Ata, thanë për KosovaPress, se paaftësia e tyre është treguar sidomos në rastet ku nuk është arritur asnjë rezultat i lartë në ndjekjen e krimit të organizuar apo në prekjen e profileve të larta zyrtare.
Njohësi i çështjes së sigurisë në Kosovë, Burim Ramadani tha se EULEX për tetë vjet qëndrimi në Kosovë ka pasur rezultate të dobëta.
Fatkeqësia e kësaj është se institucionet vendore, përfshirë qeverisjen vendore, e kanë bërë të domosdoshme që EULEX-it t’i vazhdohet mandati edhe për dy vitet e ardhshme.
“E para, institucionet e Kosovës, të sigurisë dhe drejtësisë, nuk kanë arritur asnjëherë të merren me rastet e rënda ose ato që po quhen “peshqit e mëdhenj”. Madje, as nuk duket që ka fort shpresë që institucionet vendore do të merren me ato raste. E dyta, institucionet e Kosovës nuk kanë arritur që të shtrijnë sovranitetin e autoritetin në veri të Kosovës, në ato katër komunat veriore të Kosovës, dhe kështu EULEX kthehet në një mjet të domosdoshëm, se nëse ka ndonjë situatë të cilën duhet intervenimi policor ose gjyqësor atëherë bëhet përmes EULEX-it. Dhe e treta, është Gjykata Speciale e cila ndërlidhet në një masë në njëfarë lloj mekanizmi evropian që duhet të qëndroj në Kosovë dhe ky mekanizëm është EULEX”, tha Ramadani.
Avokati i njohur Tomë Gashi, mendon se misioni i EULEX-it do të duhej të përfundonte mandatin e tij, pasi që për tetë vite sa funksionon në Kosovë, dhe para saj edhe UNMIK-u, nuk është arritur asnjë rezultat.
Gashi vlerëson se institucionet e Kosovës duhet të jenë më syhapur dhe të merren seriozisht me çështjet e brendshme.
Rastet të cilat i ka hapur EULEX kohën e fundit si dhe formimi i Gjykatës Speciale, sipas Gashit janë edhe arsyeje pse EULEX do të qëndroj ende në Kosovë.
“Gjykata Speciale detyrimisht e kërkon misionin e sundimit të ligjit të huaj që të jetë edhe për një periudhë kohore në Kosovë”, ka thënë ndër tjerash Gashi.
Misionin e EULEX-it nuk po e sheh të nevojshëm as deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli.
Topalli tha se për tetë vite sa EULEX po qëndron në Kosovë, gjendja nuk ka ndryshuar dhe se rezultate janë të vogla, pasi që, siç e theksoi ai, raportet e progresit në Kosovë flasin edhe më tej për krimin e organizuar.
Deri sa të tjerët e shohin të panevojshme misionin e EULEX-it në Kosovë, Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se Kosova ka ende nevojë për ta, edhe përkundër faktit që ky mision nuk i ka përmbushur pritjet e kosovarëve lidhur me luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.
Ehat Miftari nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), mendon se mungesa dhe vullneti i prokurorëve dhe gjyqësorit kosovar për të luftuar dhe ndjekur penalisht profilet e larta, ka bërë që misioni EULEX të shihet si rruga e vetme për të ndjekur dhe gjykuar kryesit e veprave penale të profileve të larta.
Miftaraj ka theksuar që praktikat e deri tanishme kanë të treguar se gjyqësori vendor nuk po e gjen guximin dhe nuk e ka vullnetin për të ndjekur dhe gjykuar kryesit e veprave penale të profileve të larta.
Megjithatë, ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes gjatë rishikimit të mandatit të EULEX, dhe që ky mision të ketë një strukturë të re, si dhe të ketë një mandat tjetër nga ajo që ka sot, duke kërkuar që EULEX të fokusohet kryesisht në pjesën veriore të Kosovës për të shikuar zbatimin e marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës