LAJMI I FUNDIT:

Etna “zgjohet” në vigjilje të Krishtlindjes, Siçilia “shkundet” nga 130 lëkundje (Foto/Video)

Etna “zgjohet” në vigjilje të Krishtlindjes, Siçilia “shkundet” nga 130 lëkundje (Foto/Video)

Vullkani më aktiv i Evropës duket se ka vendosur “të rizgjohet” në këtë vigjilje Krishtlindjeje. Po flasim për vullkanin në malin Etna të Siçilisë, në Italinë jugore, i cili ka shpërthyer këtë të hënë, ndërsa zyrtarët italianë kanë raportuar edhe për mbi 130 lëkundje sizmike me magnitudë deri në 4.3 të shkallës Rihter.

Observatori i malit Etna njoftoi se llava ka nxjerrë krye nga një “frakturë” e re në kraterin në pjesën juglindore të malit. Një vullkanolog lokal tha se ky është “shpërthimi i parë anësor” i Etnës në më shumë se një dekadë.


Hiri vullkanik mbuloi fshatrat përreth, ndërsa avionët që kishin për destinacion aeroportin e Katanias janë ndalur përkohësisht, me aeroportin që u rihap pak më vonë për të lejuar uljen e vetëm 4 avionëve në një orë, përpara se të njoftonte rikthimin në normalitet rreth orës 20 të mbrëmjes.

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua pranë Etnës mëngjesin e sotëm. Ndërkohë, një video e filmuar nga një largësi prej 2.5 km nga vullkani, që pikën më të lartë e ka vetëm 3.350 metra, tregon përhapjen e shpejtë të hirit vullkanik.

Banorëve në krah të malit u është dhënë urdhri i menjëhershëm i evakuimit. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori