ESL ka konfirmuar skuadrat e ftuara për turneun e Counter-Strike - IEM Cologne 2023

Këtë verë do të mbahet turneu IEM Cologne 2023.
Ngjarja do të presë një total prej 24 skuadrash në qytetin e katërt më të madh të Gjermanisë, duke luftuar për një çmim prej 1.000.000 dollarësh nga 25 korriku deri më 6 gusht.
Në mënyrë të ngjashme me dy edicionet e mëparshme të IEM Cologne, turneu i 2023 do të përdorë gjithashtu një fazë Play-In për të përcaktuar tetë skuadrat që do të kalojnë në fazën e grupeve, shkruan HLTV.
Katër skuadra janë ftuar drejtpërdrejt në fazën e dytë për shkak të performancës së tyre në Big Events në 2023, duke përfshirë G2 falë fitores së tyre në IEM Katowice dhe FaZe , të cilët triumfuan në Sezonin 17 të ESL Pro League.
Më poshtë i gjeni skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne:
Vitality
Heroic
FaZe
G2
ENCE
Cloud9
Natus Vincere
GamerLegion
Play-In
Apeks
America Liquid
MOUZ
Monte
FURIA
Ninjas in Pyjamas
fnatic
Astralis
Imperial
Into the Breach
FORZE
9INE
paiN
Grayhound
TheMongolz
BIG Academy
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































