Në kohën kur në mbledhje të Komisionit për Arsim po debatohej për grevën e punëtorëve të arsimit dhe deputeti Dimal Basha po fliste rreth ndarjes së buxhetit për këtë sektor eskaloi debati dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj lëshoi mbledhjen e Komisionit.
Deputeti Basha gjatë fjalës së tij në Komision tha se kur të përmblidhen të gjitha shtesat e ndara nga Qeveria kuptohet se arrihet zbutja e inflacionit, raporton Telegrafi.
“Sektori privat i ka 300 mijë punëtorë që paguajnë taksa dhe na i paguan pagat edhe neve edhe mësuesve.. 105 mijë qytetarë që punojnë nën pagën minimale…Nuk mundemi me mendu vetëm për mësimdhënësit”, tha ai.
Është mesi i ndamë… Qeveria i ka nda paret… pyetja është sa është e sinqertë kërkesa? Pse po mbahen fëmija peng.. Pse nuk kishte grevë në korrik e gusht, e të kishin nejt mësuesit në shkolla… po jo kur i keni marrë fëmijët peng kanë nis edhe greva”, tha Basha, duke shtuar se si është e mundur një kryetar i Sindikatës të kërkoj që një deputeti të mos i jepet fjala.
Ndërkaq, përfaqësues të SBASHK-u i thanë Bashës të “mos i jep shumë zor”, ku pasoi reagimi i Bashës duke thënë se “këtu jam në shtëpi tem.. ju tregova zgjedhjet që ka dhënë qeveria”.
Pas kësaj, kryetari i SBASHK-ut lëshoi mbledhjen e Qeverisë. /Telegrafi/