Bashkimi Evropian do të mbyllë urgjentisht kutinë e Pandorës për bisedime të mëtejshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan, sipas Iniciativës Evropiane të Stabilitetit (ESI), në analizën “Hipnotizuesi – Aleksandar Vuçiq, John Bolton dhe kthimi në të kaluarën”, e cila u publikua përpara takimit në Berlin.
Raporti, i cili analizon në detaje situatën aktuale dhe tensionet në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, thotë se është befasuese suksesi i fundit i presidentit serb Aleksandar Vuçiq në “ri-paketimin” e idesë për ndryshimin e kufijve si progresiv jo-konvencional dhe përtej mendimit normal.
Iniciativa në raport thotë se Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftuan vitin e kaluar në një konferencë në Albah të Austrisë, se ata po konsiderojnë një ndryshim të kufirit si pjesë e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.
“Kjo ide erdhi në të kuptuarit e disa diplomatëve evropianë dhe që nga viti 2018 ka mbështetje në SHBA, pasi John Bolton u bë këshilltar i sigurimit kombëtar të presidentit amerikan Donald Trump”, thuhet në raport, në të cilin përkujtohet kundërshtimi i ashpre i kancelares gjermane Angela Merkel lidhur me këtë ide.
Ndryshimi në pozicionin e SHBA thuhet të jetë i mirëpritur në Serbi, “si një ndryshim historik dhe sukses historik”, pasi Uashingtoni deri atëherë e ka konsideruar çështjen e Kosovës të zgjidhur.
ESI konkludon se BE duhet të refuzojë idetë për ndryshimin e kufijve dhe të konfirmojë parimet nën të cilat Serbia ka hapur bisedimet për anëtarësim, e cila përfshin një normalizim gradual të marrëdhënieve me Prishtinën.
“BE duhet gjithashtu të mbështesë lëvizjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt zonës Shengen deri në vitin 2030, me synimin konkret që deri në atë kohë të gjitha kufijtë e Ballkanit të bëhen të padukshëm”, thuhet ndër të tjera në raport, transmeton KosovaPress.
Ndryshe, Iniciativa Evropiane e Stabilitetit ESI u krijua në Sarajevë në qershor të vitit 1999 nga një grup i analistëve me përvojë të gjerë në rajon, si një platformë që merret me proceset politike në Evropën Juglindore dhe zgjerimin e BE-së, dhe sot operon në tre qendra – në Berlin, Bruksel dhe Stamboll. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova