Shumë njerëz pëlqejnë të pinë ujë të gazuar. Edhe pse është një zgjedhje më e mirë se lëngjet me sheqer dhe pijet e tjera që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri, ekspertët paralajmërojnë se uji i gazuar duhet të konsumohet me masë
Për adhuruesit, uji i gazuar ofron një përvojë që uji i zakonshëm nuk mund ta bëjë: zhurma e flluskave kur hapni një shishe, therja në gojë kur pini, dhe nganjëherë një aromë e butë “natyrale”, transmeton Telegrafi.
Uji i thjeshtë është i shkëlqyeshëm për hidratim, por “do të habiteshit sa njerëz nuk duan të pinë ujë të thjeshtë, sepse nuk u pëlqen shija”, thotë Anna Linge, dietologe e regjistruar në Qendrën Mjekësore Universitare në Uashington DC, duke shtuar se “shtimi i flluskave e bën atë më të pranueshëm”.
Dietologët pajtohen që uji i gazuar, i cili përfshin ujë të gazuar artificial, është po aq hidratues sa uji i zakonshëm, por uji i rubinetit ka një avantazh shtesë – ai përmban fluor, i cili ndihmon në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve, shkruan The New York Times.
Nëse përdorni ujë me fluor për larjen e dhëmbëve, për gatim dhe hidratim, lirisht mund të përfshini ujë të gazuar në dietën tuaj”, thotë Linge.
Por kini parasysh se uji i gazuar ka më shumë acidik se i zakonshmi.
Uji me flluska përmban dyoksid karbon, i cili shndërrohet në acid karbonik në kontakt me pështymën duke ulur pH në gojën tuaj.
Pijet që kanë një vlerë të ulët pH mund të jenë të dëmshme për dhëmbët, duke rritur mundësinë e kariesit. Sidoqoftë, duhet të theksohet se uji mineral është shumë më i shëndetshëm për dhëmbët sesa lëngjet e gazuara ose të frutave, siç tregohet nga rezultatet e një studimi të botuar në vitin 2016 në revistën e Shoqatës Amerikane të Dentarëve.
Disa prodhues shtojnë thartirë limoni në ujin e gazuar për të përmirësuar shijen, gjë që mund të rrisë nivelin e aciditetit. Një gjë e ngjashme do të ndodhë nëse shtoni vetë feta limoni ose limete në ujë. Pra, është e vështirë të dihet saktësisht se çfarë i shtohet ujit nëse si përbërës përmendet vetëm “aroma natyrale”.
Pak kërkime janë bërë mbi ujin e gazuar dhe pasojat që ai lë në dhëmbë. Megjithatë, sipas Dr. Brittany Seymour, docent në Departamentin e Stomatologjisë në Harvard dhe zëdhënëse e Shoqatës Amerikane të Stomatologjisë, “duhet të pini shumë ujë të gazuar në ditë për të bërë po aq dëm sa lëngjet e gazuara apo të frutave”.
Përfundim
Meqenëse uji i gazuar mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët tuaj, pijeni atë më tepër për kënaqësi një herë në ditë, por mos lejoni që ai të bëhet burimi juaj kryesor i ujit, thotë Dr. Seymour.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës