Rrushi ndikon si tonik natyral i organizmit, ngadalëson plakjen, përkatësisht pengon demencinë dhe sëmundjet degjenerative të syve… edhe rrushi i zi edhe ai i bardhë janë eliksir i rinimit, mirëpo për gjumë të rehatshëm është i mirë vetëm njëri nga këta…
Rrushi mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera, transmeton Telegrafi.
Edhe pse ekzistojnë lloje të shumta rrushi, shumica e konsumuesve kanë njohuri për rrushin e bardhë dhe rrushin e zi.
Rrushi e zi do të duhej ngrënë sa më shpesh edhe për shkak të kaliumit, manganit, vitaminave C, B1 dhe B6. Mirëpo edhe për shkak se është i pasur me fibra bimore, kalcium dhe hekur.
Lëvorja e kokrrës së rrushit ka rëndësi të madhe, meqë ajo është e dobishme për shëndet. Përmban polifenole, antociane, katekina dhe kuercetinë. Këta janë antioksidues që i shkatërrojnë radikalet e lira. Ruajnë kalueshmërinë e enëve të gjakut dhe zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Hulumtimet kanë treguar që rrushi i zi shton nivelin e melatoninës, i cili është hormon i domosdoshëm për gjumë të mirë.
Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për t’u pastruar nga helmet. Por rrushi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, ai ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku.
Rrushi i zi duhet të jetë sa më i zi dhe kur të tundet kalaveshi, kokrrat nuk duhet të bien.
Edhe rrushi i bardhë është i ngjashëm me atë të ziun. Përmban vlerë të përafërt energjetike me të, por është më i varfër në fenole. Po ashtu, nuk është i pasur aq shumë as me kalium, e kalcium.
Lëngu i rrushit të bardhë është i përshtatshem edhe për bebet që sapo kanë filluar ushqimin.
Pra, në këtë garë midis rrushit të zi dhe atij të bardhit, fiton rrushi i zi.
Si ta ruajmë?
Mos e lani rrushin kur e fusni në frigorifer por në momentin e konsumimit. Deri në këtë moment futeni në kuti plastike të mbyllur me kapak të shpuar.
Në frigorifer mbajeni në pjesën më të ulët (te koshi i frutave) dhe duhet ta konsumoni e shumta brenda shtatë ditëve.
/Telegrafi/