Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Sipas definicionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), bëhet fjalë për infertilitet kur përkundër marrëdhënieve të rregullta e të pambrojtura seksuale, shtatzënia nuk ndodh brenda një viti. Nëse mosha e gruas është mbi 35 vjeç duhet të pritet 6 muaj.
Ka shumë arsye të infertilitetit si p.sh. problemet me ovulacionin, kalueshmëria e tubave fallopiane, problemet gjinekologjike si endometrioza ose miomat, si dhe problemet me numrin e spermatozoideve dhe cilësinë e spermës.
Kohët e fundit, vërehet se gjithnjë e më shumë çifte po kalojnë trajtime të infertilitetit.
Shkalla e infertilitetit po rritet, sipas Center for Disease Control (CDC) në vitin 1950 kishte një mesatare botërore prej 5 fëmijësh për një grua, derisa në vitin 2020, kjo mesatare ka rënë në 2 fëmijë për një grua.
Ka disa arsye pse infertiliteti po rritet:
a). Çiftet planifikojnë shtatzëninë dhe që të lindin fëmijë më vonë (pas stabilizimit të karrierës),
b). Ka ndikim të madh të mjedisit (ndotësit, rrezatimet).
c). Faktorët që lidhen me mënyrën e jetesës që domosdoshmërisht ndikojnë në infertilitet (stresi, pesha trupore, duhani, alkooli).
Riprodhimi është procesi biologjik i krijimit të pasardhësve duke kombinuar materialin gjenetik të prindërve.
Duhet theksuar se nuk do të thotë që shtatzënia duhet të ndodhë që në muajin e parë kur çifti provojnë për shtatzëni. Në përgjithësi, shkalla e ngjizjes (konceptimit) spontan sillet ndërmjet 20-25% në muajin e parë, 60% në gjashtë muajt e parë dhe rreth 85% kur përmbyllet një vit i marrëdhënieve të rregullta dhe të pambrojtura seksuale.
Në vitet në vijim, këto shanse rriten vetëm për rreth 5 deri në 7%.
Kur shtatzënia nuk ndodhë edhe pas një viti përpjekjeje për ta arritur atë, mund të flasim për infertilitet bashkëshortor.
Konsiderohet se 1 nga 7 çifte ka problem me fertilitetin.
Sipas disa vlerësimeve, pothuajse 75% e çifteve që kanë problem me infertilitetin, nuk marrin trajtim dhe nuk duan të pranojnë se kanë ndonjë problem.
Për ta zgjidhur sa më shpejt problemin ne i planifikojmë procedurat diagnostike në atë mënyrë që të konfirmojmë ose përjashtojmë grupe të tëra të shkaqeve të mundshme të infertilitetit.
Për këtë arsye, ne fillimisht kryejmë metoda diagnostike joinvazive dhe vetëm më pas ato invazive.
Zbulimi i hershëm i shkaqeve të infertilitetit i rrit shanset për shtatzëni.
Shkaqet e infertilitetit mund të jenë të lidhura me gruan, me burrin, mund të jenë të kombinuara (që lidhen edhe me gruan e edhe me burrin) dhe tek disa çifte shkaqet mbesin të panjohura.
Rreth 45% të rasteve shkaqet e infertilitetit lidhen me gruan, po aq (pra rreth 45%) lidhen me burrin, rreth 10% nga shkaqe të panjohura.
Duhet të theksohet se në rreth 33% të rasteve shkaqet e infertilietit janë të kombinuara, pra nëse zbulohet një problem tek njëri partner, kjo nuk e përjashton mundësinë që edhe partneri tjetër mund të ketë poashtu ndonjë problem që e vështirëson (ose pamundëson shtatzëninë).
Është shumë e rëndësishme që çifti ta kuptojnë infertilitetin si një problem përbashkët dhe ta pranojnë si të tillë në planin psikologjik. Është shumë me rëndësi të theksohet se nuk duhet të fajësohet asnjëri partner se përse nuk po ndodhë shtatzënia, por infertiliteti është një problem që kërkon t’i qaseni së bashku, në çift.
Është e rëndësishme të kihet parasysh se diagnostikimi i hershëm i infertilitetit është shumë i rëndësishëm, sepse ju jep kohë për të zbatuar terapinë ose procedurat adekuate që do të çojnë në qëllimin e dëshiruar, pra një shtatzëni të mbarë dhe një bebe të shëndetshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Embolia pulmonare, shkaqet, diagnoza dhe trajtimi urgjent paraspitalor

Ja si duket truri i fëmijës tuaj gjatë përdorimit të telefonit: Varësia nga rrjetet sociale lë pasoja të tmerrshme

Si të pastroni siç duhet protezat për të parandaluar erën e keqe të gojës dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa