Duke vënë pjesë të caktuara artit në hapësirë, artistët në fakt po e reflektojnë përvojën e jetesës në planetin Tokë, shkruan Devon Van Houten Maldonado, transmeton Telegrafi.
Gjatë tërë historisë njerëzore, hapësirën e kemi eksploruar vetëm për pak dekada. Por, shumë kohë përpara se të dilnin satelitët nga atmosfera, artistët imagjinonin si të iknin nga planeti jonë – drejtë qiejve. Shpenzimet ushtarake dhe shkenca kanë nxitur eksplorimin tonë, megjithëse artistët kanë vazhduar të jenë katalizatorë të rëndësishëm në kërkimet për të pushtuar të panjohurën. Sepse, ata e përfytyrojnë të ardhmen para se të ndodhë ajo. “Jeta imiton artin”, apo jo?
Sot artistët po bashkohen në garën hapësinore, duke e imagjinuar vakumin misterioz përtej atmosferës si një muze ose galeri hapësinore.
Artisti i njohur si Nahum kundërshton idenë se hapësira është për ta pushtuar. Ai mendon se artistët duhet të përfshihen në dialogun rreth asaj se si ne eksplorojmë hapësirën apo njerëzimin. Sipas tij, shtetet e pasura me programe të shtrenjta hapësinore, rrezikojnë të bëjnë të njëjtat gabime që bënë perandoritë kolonizuese në të kaluarën. Kush e zotëron sipërfaqen e Hënës ose një kometë, ka të drejtë të shfrytëzojë mineralet ose metalet e çmuara atje!? Aspektet themelore të kulturës sonë, si pronësia e tokës dhe kufijtë, vihen në pikëpyetje sapo të largohemi nga Toka. “Nëse artistët kanë aftësi dhe mënyra tjera për të kuptuar botën, ne mund ta begatojmë dialogun”, thotë ai.
Artistët – për herë të parë pasi shkencëtarët tejkaluan tërheqjen e gravitetit për t’u larguar nga atmosfera e Tokës – po e përfytyrojnë hapësirën si një platformë për artin.
Si duket arti pas Tokës?
Më 29 qershor 2018, ëndrra e gjatë e Nahumit u bë realitet kur një skulpturë unike interaktive u nis në orbitë përmes bordit të anijes SpaceX Falcon 9, drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Në Tokë artisti orkestroi performancën që i lejonte publikut të bashkëveprojë me skulpturën në ISS, duke e sjellë audiencën më afër hapësirës.
“Hapësira gjithashtu duhet të përdoret si një laborator kulturor”, thotë Nahum, prandaj projekti i tij i ri ka të bëjë me ndërveprimin me hapësirën. Duke bashkëvepruar me skulpturën në bordin e ISS-it, shikuesit në Tokë do të ndjehen sikur hapësira e jashtme është më e arritshme. Puna ka të bëjë me ndërlidhjen e të gjitha gjërave, në shkallë kozmike, por edhe këtu në Tokë; interpretim i të panjohurës si pjesë e asaj që nuk e shohim, por që në mënyrë të pashmangshme është pjesë e tërësisë së ekzistencës sonë.
“Ndonjëherë e mendoj hapësirën si një kanavacë të zezë”, thotë ai.
Artistë tjerë, si Trevor Paglen, Tavares Strachan dhe Makoto Azuma, kanë konceptuar gjithashtu projekte për hapësirën e jashtme. Më 3 dhjetor 2018, Reflektor Orbital i Paglenit, i bërë në bashkëpunim me Muzeun e Artit të Nevadës, dhe Enoku i Strachanit i realizuar në bashkëpunim me Muzeun e Artit në Los Anxhelosit, u nisën në hapësirë me SpaceX.
Skulptura e Paglenit mund të duket si satelit shkencor, por është estetike dhe aspiruese. Projekti nxiti protestë në mesin e astronomëve, të cilët pretendonin se objekti reflektues do të pengonte analizat shkencore. Nahumi hedh poshtë pretendimet e tyre, ndonëse projekti ndër të parët vuri në pikëpyetje çështjen se kush ka të drejtën ligjore për hapësirën apo kush e zotëron orbitën e Tokës? Pse shkencëtarët duhet të kenë mbretërim të pakufizuar? Pse nuk mund të kenë akses të barabartë në këtë kufi të ri për artistët, ose kushdo tjetër?
Skulptura e Strachanit duket si ajo që mund të shihni në një muze – një bust i Robert Henry Lawrence Jr., i pari afrikano-amerikan i përzgjedhur për programin hapësinor amerikan. Lawrence vdiq në një aksident ajror teksa ishte ende në stërvitje për t’u bërë astronaut dhe kurrë nuk e realizoi ëndrrën për të shkuar në hapësirë. Ndaj, skulptura e vë atë ku synonte.
Lansimi i skulpturave hapësinore të Nahumit, Paglenit dhe Strachanit shënojnë një pikë kthese për veprat artistike në hapësirën e jashtme, me tri vepra nga tre artistë të ndryshëm që sillen rreth planetit tonë edhe në këtë moment.
“Ajo që më pëlqen në lidhje me eksplorimin e hapësirës është se shumica e kohës ka të bëjë me Tokën”, thotë Nahum.
Me fjalë të tjera, këto projekte, edhe pse janë jashtë natyrës tokësore, kanë për qëllim të na bëjnë bashkë. Në fakt, kamera e parë e nisur ndonjëherë në hapësirë nuk ka marrë pamje të yjeve, por të Tokës. Migracimi dhe nacionalizmi shkatërrohen kur imagjinojmë një të ardhme ku thjesht do të themi: “Unë jam nga Toka”. Përtej shkencës apo edhe fantazisë shkencore, arti mund të provokojë mënyra të reja për të shikuar drejt qiejve e gjithashtu në brendësi të vetëdijes tonë kolektive.
Nahumi ka eksploruar hapësirën si temë dhe një destinacion arti për gati një dekadë.
“Si artistë, kemi përgjegjësinë për t’u angazhuar në çfarëdo çështje”, thotë ai.
Për ekspozitën e vitit 2015 në Mexico City, të quajtur “Çështjet e gravitetit”, Nahum me një grup të vogël artistësh udhëtuan për në Rusi për të përjetuar gravitetin zero: fluturimin parabolik, të konceptuar si pjesë e trajnimit të astronautëve dhe për kërkime shkencore. Nahumi dhe artistët e tjerë ishin të parët që ndërmorën eksperimente artistike në një mjedis të tillë. Rezultatet u shfaqën në Pallatin e Arteve të Bukura (Palacio del Bellas Artes) në formën e audios, videos dhe skulpturës.
Në vitin 2017 Azuma e bëri hapësirën më të afërt duke rikrijuar standardin e historisë së artit të natyrës së vdekur, me një buqetë me lule që fluturon në skajet e jashtme të atmosferës. Veprat e tij sikur sugjeron natyrën e brishtë dhe të përkohshme të gjithçkaje të gjallë dhe organike në kozmosin e madh, madje edhe planetin që ne e quajmë shtëpi. Pra, përsëri, eksplorimi i artistit në hapësirë kthehet në jetën tonë në Tokë. Dokumentacioni fotografik është dëshmia e vetme e aventurës, duke kapur zonën gri ku përfundon Toka dhe nis hapësirë.
Historia e artit në hapësirë nis më herët. Dy nga misionet më të famshme hapësinore, Voyager 1 dhe 2, mbajnë me vete dy disqe ari plot me art. Pas lansimit më 1977, ato vazhdojnë rrugëtimin. Çdo sekondë bëhen objektet më të largëta njerëzore nga Toka. Në dhjetor 2018, Voyager 2 la Sistemin Diellor, rreth 18 miliardë kilometra nga Toka. Voyager 1 e la Sistemin Diellor në vitin 2012. Projekti Voyager mishëron përpjekjen e njerëzimit për të arritur të largëtën, me mesazh të bukurisë dhe krijimtarisë njerëzore. Çdo disk i artë përmban një mesazh për një qytetërim jashtëtokësor që mund të zbulojë anijen: imazhe, muzikë dhe përshëndetje në shumë gjuhë të botës.
Carl Sagan u ngarkua me detyrën e caktimit të përmbajtjes së diskut të art që do të përfaqësojë gjithë qytetërimin njerëzor, e që quhet “Hitet më të mëdha të Tokës; një dhuratë përgjatë oqeanit kozmik nga një ishull qytetërimi te tjetri”. Në katër dekadat e ardhshme nuk ka pasur ndërmarrje më të madhe të artit në hapësirë.
Eksplorimi ynë i kozmosit, qoftë artistik apo brutal, është përfundimisht një eksplorim i shpirtit tonë dhe i ndërlidhjes së universit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAteistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Letra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
PORADECI
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
POEZI PËR HIRIN E GREGORY CORSOS NË VARREZAT ANGLEZE NË ROMË
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025