Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ditë më parë ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 64 të pandehurve, në mesin e tyre edhe ndaj Ferid Aganit, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Menjëherë pas ngritjes së kësaj aktakuze, që ka të bëjë me rastin “Stenta”, ministri Ferid Agani kishte kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që ta lirojë nga detyra. Kryeministri dje mori vendimin që ta lirojë nga detyra e ministrit Ferid Aganin deri në shpalljen e vendimit nga ana e gjykatës lidhur me rastin e tij.
E ngritjen e aktakuzës ndaj Ferid Aganit, analisti Halil Matoshi e konsideron mashtrim të Qeverisë së Kosovës. Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk janë hapur rastet e mëdha të korrupsionit.
“Në imazhin e Kosovës ndikon qeverisja e keqe, natyrisht, mirëpo ngritja e aktakuzave ndaj njerëzve të profilit të lartë ndikon edhe në imazh pozitiv, duke e perceptuar Kosovën si një vend që po ndahet nga krimi. Porse, ky duket të jetë një mashtrim i vetë Qeverisë së Kosovës, sepse rastet e korrupsionit të madh ende as që janë hapur”, ka thënë Matoshi.
Duke pasur parasysh faktin se një ndër kushtet për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka qenë luftimi i korrupsionit, Matoshi ka theksuar se rasti i ministrit Agani ndërlidhet edhe me liberalizimin, mirëpo ky rast, sipas tij, nuk do të ndikojë fare në këtë proces.
Ai ka theksuar se hetimet duhet të nisen nga majat e pushtetit, duke bërë të ditur se pritet të ngritën aktakuza të reja ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë.
“Po padyshim, janë paralajmëruar 365 raste hetimesh ndaj zyrtarëve të lartë. Objektivisht klasa aktuale politike, e tëra duhet të jetë nën hetime. Porse në Kosovë hetimet ende janë farsë, sepse nuk kanë nisur nga majat e pushtetit”, u shpreh Matoshi për Telegrafin.
Në anën tjetër, avokati Arianit Koci ka theksuar se ngritja e aktakuzës ndaj një ministri duhet të na brengosë të gjithëve.
“Imazhi i Kosovës, dorën në zemër, nuk është për tu lakmuar. Përkundrazi, nuk ka ku shkon më keq. Ngritja e akuzës ndaj një ministri duhet të na brengosë të gjithëve, edhe pse për momentin, ministri Agani është i pafajshëm, deri sa fajësia e tij të provohet me aktgjykim të plotfuqishëm. Atë e mbron prezumimi i pafajësisë”, ka thënë Koci për Telegrafin.
Ai ka shtuar se si shoqëri nuk guxojmë askënd ta gjykojmë në media, dhe se fajësia apo pafajësia e tij duhet të vërtetohet në gjykatë. Koci po ashtu ka theksuar se edhe ky aktivitet i Prokurorisë ka të bëjë me procesin e liberalizimit të vizave.
“Padyshim që aktiviteti i shtuar i Prokurorisë dhe Gjykatave ka të bëjë me faktin që për liberalizimin e vizave, kriter kyç është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Organeve hetuese, Prokurorisë dhe Gjykatave duhet ne si shoqëri t’ua krijojmë kushtet që të punojnë të qetë dhe pa presion”, u shpreh Koci, duke shtuar se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është luftë komplekse që donë shumë kohë, madje edhe shtetet shumë më stabil se Kosova.
“Sidoqoftë, çdo ditë po vërehet që shteti i ynë po stabilizohet dhe rezultatet konkrete po shihen. Mund te mos jemi te kënaqur me rrjedhat në shoqëri, por mendimet dhe qëndrimet defetistë, nuk e ndihmojnë situatën aktuale”, tha Koci.
Ministri Agani dhe Gani Shabani, sekretar i përgjithshëm i një ministrie janë akuzuar për shkak të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par.1 dhe 2 nënparagrafi 2.1, 2.2 dhe 2.4 lidhur më nenin 31 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.
Këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më ligjin për prokurimin publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, për periudhën 2011 -2015, i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat IMH në shumë prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat EDA në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës ashtu që në vend që të lejoheshin pagesat deri ne 70% të shpenzime për trajtim mjekësor, të njëjtit lejuan pagesat prej 100 % edhe për rastet kur nuk ishin plotësuar kushtet ligjore, pra për rastet kur pacientët nuk ishin invalidë të luftës ose raste sociale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova