Për 4,2 për qind është ulur prodhimi industrial në shkurt të këtij viti krahasuar me të njejtin muaj të vitit të kaluar.

Ndikimi më i madh në rënien e prodhimit industrial, sipas Entit Shtetëror të Statistikës, ishte rënia e prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i veshjeve me 5,4 për qind; Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të papërcaktuara diku tjetër me 13,5; dhe Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 17,2 për qind.


Përveç kësaj, prodhimi industrial në sektorin e Minierave dhe Gurores në shkurt 2026, krahasuar me shkurtin e viti 2025, shënoi një rënie prej 9,6 për qind, në sektorin e Industrisë Prodhuese pati një ulje prej 1,9 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar një rënie prej 17,2 për qind.

“Ulja në sektorin e Industrisë përpunuese është rezultat, para së gjithash, i prodhimit të reduktuar të produkteve të duhanit; tekstileve; veshjeve; produkteve bazë farmaceutike dhe përgatitjeve farmaceutike; produkteve të gomës dhe plastikës; metaleve; produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerive dhe pajisjeve; makinerive dhe pajisjeve, të papërcaktuara diku tjetër; dhe mobiljeve, kumtoi ESHS-ja.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në shkurt 2026, krahasuar me shkurtin e viti 2025, shënoi një ulje te Energjisë me 19 për qind, Mallra të qëndrueshme të konsumit me 12 për qind dhe Mallra Jo të qëndrueshme të konsumit me 6,9 për qind, ndërsa pati një rritje te Mallrat e ndërmjetme, përveç Energjisë me 0,2 për qind dhe Mallrat kapitale me 2,1 për qind.