Janë dhanë 304 leje për ndërtim në nëntor të vitit të kaluar, që është 16,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5.400.888.000 denarë, që është për 27,1 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.


Në rajonin e Shkupit janë dhënë më së shumti leje për ndërtim – 110 pas çka vijojnë ai i Pollogut – 55, i Vardarit – 36, Jugperëndimor – 29.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 208 (68,4 për qind) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë.
Është paraparë ndërtimi i 761 banesave, prej të cilave 427 në Rajonin e Shkupit, 113 në atë Lindor, 82 në Jugperëndimor, 79 në atë të Pellagonisë, 38 në atë të Pollogut, 15 të Vardarit, 4 në atë Juglindor dhe 3 në Rajonin Verilindor.

Për objektet e ndërtimit të ulët janë dhënë 34 leje, ndërsa për objektet për rikonstruim 62.

Për 162 ( 53,3 për qind) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 142 (46,7 për qind) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

“Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 761 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 67.767 metra katrorë”, bën të ditur Enti Shtetëror I Statistikave.