Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, tha se përkushtimi se amerikan për Kosovën, për sovranitetin e saj, pavarësinë e saj, integritetin territorial dhe sigurinë është i fortë. “Dhe nuk ka të bëjë me një person dhe një parti. Partneriteti është me njerëzit e vendit dhe ne nuk do t’i braktisim ata”, tha ai.
Në një diskutim në Këshillin e Atlantikut, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Escobar, duke folur për Kosovën dhe Serbinë, vlerësoi marrëveshjen e javës së kaluar për targat e makinave, duke e quajtur të rëndësishme për uljen e tensioneve.
“Ka qenë gjithmonë qëndrimi ynë që në vend që të merremi me këto çështje individuale që krijojnë tension të menjëhershëm, që të gjitha duhet të përqendrohen tek dialogu i lehtësuar nga BE-ja”, tha ai, raporton Zëri i Amerikës.
Escobar theksoi rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara për dialogun.
“Ky dialog i lehtësuar nga BE-ja ka një përfshirje shumë të fortë të palës amerikane. Pra, ne punojmë shumë ngushtë me partnerët tanë evropianë në krijimin e zgjidhjeve që shpresojmë se do të funksionojnë për të dyja palët, që do të punojnë në një mënyrë evropiane që do të integrojë të dyja palët, që do të krijojë mundësi që ata të ecin përpara në rrugën e tyre të integrimit evropian dhe për të krijuar mundësi ekonomike edhe për rajonin”, tha ai.
Ai gjithashtu foli për përkushtimin e Uashingtonit ndaj Kosovës.
“Përkushtimi ynë për Kosovën, për sovranitetin e saj, pavarësinë e saj, integritetin territorial dhe sigurinë është i fortë. Dhe nuk ka të bëjë me një person dhe një parti. Partneriteti është me njerëzit e vendit dhe ne nuk do t’i braktisim ata. Pra, nëse kemi dallime taktike në qasjen se si ta bëjmë vendin të ecë përpara në këtë rrugë transatlantike, njerëzit duhet t’i shohin ato si dallime taktike dhe jo një ndryshim në qëndrimin amerikan ndaj vendit”, tha ai.
Zyrtari amerikan foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se marrëveshja për të duhet të zbatohet dhe se të dyja palët duhet të mendojnë për banorët e Veriut dhe perspektivën e tyre.
Escobar tha se plani franko-gjerman, ofron mundësi të jashtëzakonshme për krijimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme mes dy vendeve, por nuk pranoi të parashikonte nëse një marrëveshje mund të arrihet deri pranverën e ardhshme.
“A mund të realizohet ose jo deri në pranverën e ardhshme varet nga ritmi i negociatave dhe ritmi i takimeve, i cili nuk varet nga SHBA, por varet nga evropianët. Por unë mendoj se mund të fillojmë të shohim skeletin e një marrëveshjeje të dalë vitin e ardhshëm. Dhe unë do të doja ta shihja një gjë të tillë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos