LAJMI I FUNDIT:

Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në LOV ‘Buenos Aires 2018’

Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në LOV ‘Buenos Aires 2018’

Xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike ‘Buenos Aires 2018’ në Argjentinë, në kategorinë deri në 44 kilogram.  

Xhudistja jonë pas një lufte të ashpër me Devi Thangjam të Indisë, pësoi humbje me poenë të artë, në çerekfinalen e Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.


Erza ishte duke avancuar pas dy vërejtjeve të kundërshtares, kampione e Azisë, por një gabim, si dhe lëndimi i pësuar në fytyrë bëri që ajo ta humb luftën.

Megjithatë, xhudistja jonë ka fituar me Iponn luftën e radhës me bullgaren Aleksa Georgieva, në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, kategoria deri në 44 kilogramë.

Pas Georgievas, Erza Muminoviq ka fituar edhe luftën e dytë në repesazh të xhudos ndaj xhudistes nga Azerbajxhani, Vusala Karimova, të cilën gjithashtu e mposhti me Ippon.

Pas këtyre dy fitoreve erdhi radha luftës për medaljen e bronztë me xhudisten nga Ukraina, Anastasia Balaban.

Në këtë ndeshje Erza tregoi ‘luftë’ të madhe dhe në fund arriti të fitojë ndeshjen dhe të stoliset me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike ‘Buenos Aires 2018’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori