Ernest Muçi doli për ta mirëpritur, Legia zyrtarizon me një video unike talentin e madh shqiptar Jurgen Çelhaka
Talenti i madh shqiptar, Jurgen Çelhaka ka kompletuar transferimin tek gjiganti polak, Legia e Varshavës.
Ashtu siç u paralajmërua nga mediat polake dhe ato shqiptare, mesfushori i talentuar ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në Poloni.
Fillimisht ka qenë Legia e Varshavës që ka dhënë sinjale për zyrtarizimin e Çelhakës, pasi ka postuar një video të Muçit që priste dikë dhe i tregonte ambientet e klubit dhe më pas ka njoftuar firmën me mesfushorin e talentuar.
Pas asaj video fantastike, ka ardhur zyrtarizimi nga dy klubet, Tiranës dhe Legia e Varshavës.
Detajet e këtij transferimi nuk janë publikuar as nga Tirana, por as nga klubi polak.
Por besohet se Çelhaka ka nënshkruar një kontratë afatgjate prej katër viteve me kampionët e shumëfishtë të Polonisë.
20-vjeçari është rritur në akademinë e Tiranës ku ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Superiore.
Çelhaka te Legia ribashkohet me Ernest Muçin, pasi dy futbollistët janë miq shumë të mirë edhe jashtë fushës. /Telegrafi/






























