Ermal Krasniqi shënon gol të bukur për Sparta Pragën – ndër më të mirët në fushë

Sparta Pragë ka vazhduar me fitoren, duke mposhtur kësaj radhe Ceske Budejovicen në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Chance Liga në Çeki me rezultat 2-0. Golin i dytë në këtë ndeshje u shënua nga sulmuesi anësor Ermal Krasniqi në minutën e 55-të. Krasniqi shënoi një gol nga brenda zonës, që është i dyti në këtë kampionat.
Kujtojmë që nga minuta e parë ka luajtur edhe sulmuesi tjetër kosovar, Albion Rrahmani, por duke mos arritur të lërë gjurmë. Ermal Krasniqi ishte prej më të mirëve në fushë dhe u vlerësua nga SofaScore me notën 7.8 për 76 minuta sa qëndroi në fushë. Në anën tjetër, Rrahmani u vlerësua me notën 7.0.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































